Kryeministri maqedonas Kostov jep dorëheqjen

16/11/2004

Parlamenti do të njoftojë zyrtarisht dorëheqjen e Hari Kostov gjatë një takimi të planifikuar për të enjten, duke nisur një periudhë dhjetë-ditore gjatë së cilës Presidenti Branko Crvenkovski duhet të japë mandatin për formimin e një qeverie të re.

Nga Marija Lazarova për Southeast European Times në Shkup - 16/11/04

photo

Kryeministri maqedonas Hari Kostov njoftoi dorëheqjen e tij të hënën (15 nëntor). [Tomislav Georgiev]

Kryeministri maqedonas Hari Kostov dha dorëheqjen të hënën (15 nëntor) pas pesë muajsh në detyrë. Masa pason dorëheqjen e të gjithë kabinetit ndonëse ai do të mbetet në post deri sa një qeveri e re të zgjidhet, për të penguar vakumin qeverisës.

Parlamenti do të njoftojë dorëheqjen e kryeministrit në një takim të planifikuar për të enjten, duke nisur një periudhë dhjetë-ditore gjatë së cilës Presidenti Branko Crvenkovski duhet të japë mandatin për formimin e qeverisë së re. Kushdo që ta marrë mandatin do të ketë 20 ditë në të cilat do të mbledhë ekipin e vet dhe do të dalë me një program pune.

"Pavarësisht nga angazhimi i tij deklarativ, një partner koalicioni në qeveri e kupton rolin dhe vendin e tij këtu vetëm si një instrument për zbatimin pjesor të proceseve politike të marrëveshjes kornizë të Ohrit duke mbrojtur zbatimin urgjent të parimit të përfaqësimit të drejtë e të duhur, i cili është një proces afat-gjatë pavarësisht nga rezultatet e rëndësishme në këtë fushë në dy vitet e fundit," tha Kostov.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas kryeministrit, Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI) bllokoi ligjet që nuk ndikonin në marrëdhëniet ndëretnike por qenë të rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja.

"Qeveria ka qenë bllokuar në periudhën e kaluar edhe në çështje lidhur me reformat ekonomike që i nënshtrohen disa fazave të procedurës parlamentare dhe janë pjesë e marrëveshjeve me institucionet financiare ndërkombëtare," tha Kostov. "Parimi i vënies së kushteve dhe zëvendësimit të njohurisë eksperte dhe profesionale me ujdi politike është bërë praktikë. Kjo ka ngushtuar mundësitë për veprim të efektshëm."

BDI shprehu habi për vendimin e Kostov. "Si partner koalicioni, ne nuk jemi as të informuar dhe as kemi ndonjë lajmërim të dorëheqjes së tij. Akuzat [e tij] kundër BDI janë tepër serioze. Ne kemi menduar kurdoherë se bashkëpunimi ynë me kryeministrin ka qenë i suksesshëm dhe produktiv. Deri më sot, ne së bashku përballëm disa sfida serioze, të tilla si ai i fundit me referendumin," tha zëdhënësja e partisë, Ermira Mehmeti.

Partia më e madhe në koalicionin qeverisës, Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë (SDSM) ka qenë pa udhëheqës që nga zgjedhja e Crvenkovskit si president. Konferenca e partisë fillimisht e planifikuar për gjysmën e dytë të muajit, është lëvizur për në 25 nëntor. Në pak ditët e ardhshme, SDSM do të vendosë në se kreu i saj i ri do të jetë gjithashtu kryeministri i ri apo të dy funksionet do të ndahen.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment