28/10/2004
Llogaritjet zyrtare bëjnë me dije se mbi 10 milion produkte të imituara janë shitur në Rumani çdo vit, duke rezultuar në humbje të mëdha për kompanitë. Qeveria po merr hapa për ta trajtuar problemin.
Nga Razvan Amariei për Southeast European Times në Bukuresht – 28/10/04
![]() Punëtorët rumunë pastrojnë mbeturinat pas shkatërrimit të pesë ton këpucëve sportive fallco këtë muaj në Medgidia. [AFP] |
Rreth 128,000 palë këpucë të fallsifikuara "Puma" dhe "Adidas" u dogjën duke përdorur furrat e një fabrikeje çimentoje në Medgidia, 175 km në lindje të Bukureshtit, më parë këtë muaj, në atë që autoritetet e përshkruajnë si "më të madhin veprim të tillë në Europë në dhjetë vitet e fundit". Kapur në Konstanca, porti kryesor i vendit dhe pika më e njohur e vendit për hyrjen e mallrave të fallsifikuara, këpucët kanë qenë shitur për gati dhjetë herë më pak se sa prodhimet e reja të vërteta të asaj firme.
Masa ishte pjesë e një goditjeje ndaj atyre që prodhojnë, shesin e importojnë mallra të fallsifikuara. Sipas Ionel Blankuleskut, kreu i autoritetit kombëtar të kontrollit, projekt-legjislacioni që synonte trajtimin e problemit do të vinte shpejt përpara parlamentit. Projekt-ligji përcakton masa të rënda, si gjoba të mëdha [deri 24,438 euro] dhe bile edhe burgim për ata që prodhojnë, importojnë dhe tregtojnë mallra të fallsifikuara," tha ai.
Llogaritjet zyrtare tregojnë se mbi 10 milion imitacione u shiten rumunëve çdo vit. Disa blerës ka gjasa të mashtrohen, disa mburren se kanë dalë të fituar dhe shumë të tjerë thjesht nuk u bën përshtypjse se ç'blejnë.
Gabriel Turku, president i shoqatës rumune për luftimin e fallsifikimit (REACT), thotë se tregu i mallrave të fallsifikuara përbën 50 deri 60 përqind të të gjitha mallrave të shitura në vend. Megjithatë, shtoi ai, shifrat shkojnë "deri në 80 përqind kur flasim për parfumet, veshjet dhe këpucët me firma të njohura apo pajisjet e telefonisë së lëvizshme".
Lodrat dhe ilaçet e fallsifikuara blerë dhe shitur në Rumani, e kanë origjinën tipikisht në Kinë, Indi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, thotë Gjeorgjeta Mitroi, shefe e një zyre të specializuar brenda autoritetit kombëtar të doganave. Të tjera fallsifikime megjithatë prodhohen lokalisht. Në industrinë e alkoholit, 60 përqind e mallrave të fallsifikuara prodhohen në Rumani. Shtatëdhjetë përqind e softuerëve të paligjshëm dhe DVD-ve si edhe 97 përqind e lojrave të kompjuterave vijnë nga brenda vendit.
Ndikimi mbi kompanitë me emër është tejet i madh, me REACT që llogarit humbje rreth 244 milion euro në vit. Kompanitë nuk rrinë duarkryq përpara këtyre humbjeve gjithsesi. Disa kanë nisur fushata informative të menduara për të edukuar konsumatorët rreth ndryshimeve midis një produkti të fallsifikuar dhe të vërtetit. Ato po kërkojnë gjithashtu që autoritetet të rritin kontrollin ndaj transporteve të dyshimta të mallrave: gjashtë kërkesa të tilla janë bërë më 2001, por më tepër se 86 u bënë vitin e kaluar. Këto kontrolle, së bashku me veprime të tjera, po ndihmojnë të ulet sasia e mallrave të fallsifikuara që gjenden në rrugë.