26/10/2004
Përfaqësuesit e industrisë debutuese turistike të Shqipërisë mbajnë një veprimtari që synon të demonstrojë potencialin turistik të vendit si një destinacion pushimesh. Shumë besojnë se turizmi, sapo të zhvillohet, mund të bëhet një pjesë e rëndësishme e ekonomisë.
Nga Ardi Pulaj për Southeast European Times në Tiranë -- 26/10/04
![]() Shqipëria u ofron turistëve një mori joshjesh duke përfshirë vende kulturore e historike. [Dosje] |
Shqipëria shënoi Ditën e Turizmit muajin e kaluar me një veprimtari të posaçme që synonte të demonstrojë potencialin e vendit si destinacion pushimesh. Një total prej 250 vizitorësh nga Shqipëria dhe jashtë ndoqën Natën Shqiptare të Udhëtimit në hotel Rogner, në Tiranë.
Ngjarja u organizua nga anëtarët e Grupit të Industrisë Shqiptare të Turizmit, me përkrahjen e projektit të zhvillimit të ndërmarrjeve shqiptare dhe shërbimeve të tregut të eksportit, financuar nga USAID, dhe u prit nga agjensitë e udhëtimeve, operatorët e turneve dhe hotelet.
Vizitorët që ndoqën Natën e Udhëtimit morën informacion rreth një variacioni mundësish nisjeje, duke përfshirë turne paketash apo individuale; ekspedita në qytete, vende historike e kulturore, veprimtari në natyrë të tilla si marshime, kajak, çiklizëm, ski, peshkim dhe gjueti; ose thjeshtë pushim në hotel apo llixha komforte.
Me synimin për të formësuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, organizatorët ftuan gjithashtu një grup gazetarësh të huaj.
Veprimtaritë përfshinin një diskutim në tryezë të rrumbullakët mbi turizmin dhe administratën publike. Duke folur në ngjarje, ministri shqiptar i turizmit, Bashkim Fino tha se numri i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 15 përqind gjatë 2004.
"Numri i turistëve që hynë në Shqipëri këtë verë ishte 355,000. Ka patur 43,000 turistë më tepër krahasuar me vitin e kaluar. Turistët kanë qenë kryesisht nga Kosova dhe vendet europiane," tha Fino.
Turizmi në Shqipëri është ende në foshnjërinë e tij. Për dekada vendi u qeveris nga një regjim komunist që nuk e lejonte këtë industri të ngrihej. Megjithatë, vendi ofron një mori joshjesh, duke përfshirë plazhe mesdhetare, male, monumente natyrore dhe zona të largëta të qeta. Rrënojat dhe thesaret arkeologjike pasqyrojnë një histori të pasur që shkon prapa deri te ilirët.
Shumë besojnë se kjo industri mund të bëhet një nga burimet kryesore të të ardhurave për Shqipërinë, sapo të zhvillohet plotësisht. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ka nisur një program pasuniversitar në Universitetin e Tiranës me 18 studentë të regjistruar deri tani. Përveç kësaj, është në proces një fushatë kartolinash dixhitale me titull "Përshëndetje nga Shqipëria" me ndihmën e vullnetarëve të Korpusit të paqes të SHBA. Ministria e turizmit, ndërkohë ka ndihmuar organizimin e një foto-ekspozite ku tregohen pikat turistike anembanë vendit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes