26/10/2004
Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen është zotuar të përqëndrohet në përmirësimin e marrëdhënbieve ndëretnike pas zgjedhjeve parlamentare të së shtunës në Kosovë. Zyrtarët perëndimorë theksojnë se një bojkotim serb i votimit nuk do të prishë përpjekjet drejt zgjidhjes së statusit përfundimtar të krahinës.
(VOA, RFE/RL - 26/10/04; UN, AP, Reuters, UPI, BBC, RFE/RL, Radio B92 - 25/10/04)
![]() Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen (në mes) dhe kreu i misionit të OSBE, Paskal Fieshi (majtas) vizitojnë të djelën (24 tetor) qendrën e llogaritjes të Komisionit Qendror Zgjedhor, në Prishtinë. [Afrim Hajrullahu] |
Një nga përparësitë kyçe paszgjedhore në Kosovë do të jetë sigurimi i marrëdhënieve më harmonike midis komuniteteve etnike të krahinës, tha të hënën (25 tetor) shefi i UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen. Duke e përshkruar votimin e së shtunës për parlamentin 120 vendesh të Kosovës si një "pikë kthese" për krahinën e drejtuar nga OKB, ai tha se kjo nënvizoi nevojën për një "përmirësim dramatik" të kushteve për serbët e Kosovës.
Më pak se 1 përqind e serbëve të Kosovës morrën pjesë në zgjedhjet e dyta parlamentare të krahinës që nga fundi i konfliktit të 1998-1999. Duke përmendur shqetësimet e sigurimit, pas trazirave të mesit të marsit, zyrtarët e Beogradit dhe kisha ortodokse serbe i kërkuan komunitetit të bojkotonte votimin.
Orë pas votimit, Jesen-Petersen tha se serbët e Kosovës që kishin dashur të hidhnin votën e tyre, qenë privuar nga e drejta e tyre demokratike për të votuar për shkak të trëmbjes nga të tjerët brenda komunitetit. "Janë tamam ata, si në Beograd ashtu edhe midis kishës, që janë të vendosur të bllokojnë çdo përpjekje... për të krijuar një shoqëri shumëetnike që është e mbrojtur dhe e sigurtë për cilindo," tha ai në një intervistë me Reuters të hënën. "Pikpamja e tyre është të provojnë se Kosova shumëetnike është e pamundur."
Pavarësisht pjesëmarrjes së pakët, serbët e Kosovës do të përfaqësohen në asamblenë e krahinës, në të cilën 20 vende janë rezervuar për pakicat etnike. Gjysma e tyre janë për serbët, që përbëjnë 10 përqind të popullsisë së Kosovës prej gati 2 milion.
"Ne duhet të punojmë tani me përfaqësuesit e ligjshëm të të gjitha komuniteteve, dhe duhet të përfshijmë ata që vendosën të mos votojnë ose që u trembën të hidhnin votat e tyre," tha shefi i UNMIK-ut, duke bërë thirrje gjithashtu për formim të shpejtë të një qeverie të re sapo të finalizohen rezultatet.
Votimi u fitua nga partitë shqiptare pro-pavarësisë së Kosoëvs. Rezultatet e përtërira paraprake të hënën, treguan se partia e presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës, është në krye me 45 përqind të votave. Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit, është e dyta me 28 përqind të votave dhe Aleanca për të Ardhmen e Kosovës, e Ramush Haradinajt, e treta me 8 përqind. Ora, një nismë e re qytetare udhëhequr nga botuesi Veton Surroi, është e katërta me 6.26 përqind. Jo zyrtarisht, pjesëmarrja llogaritet në 51 përqind.
"Ne duhet të dëgjojmë zërat e atyre që votuan dhe të respektojmë verdiktin e tyre," tha Jesen-Petersen në një deklaratë. "Kosova dhe populli i saj janë fituesit."
Komuniteti ndërkombëtar ka në plan të nisë bisedime për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës, bazuar në një shqyrtim planifikuar për mesin e 2005 që do të tregojë se krahina ka bërë përparim thelbësor në përmbushjen e provave të vëna nga OKB në fusha të tilla si rendi i ligjit, të drejtat e pakicave dhe dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit.
Duke shprehur keqardhjen rreth pjesëmarrjes së ulët serbe të shtunën, shefi i politikës së jashtme të BE, Havier Solana tha se kjo nuk do të vonojë evolucionin e planifikuar për vitin e ardhshëm. "Unë nuk mendoj se duhet të ndryshojmë objektivat që kishim...përpara zgjedhjeve ," tha ai, pas një takimi BE-NATO të hënën, në Bruksel.
Gjithashtu të hënën, zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA, Adam Ereli i përshkroi zgjedhjet e Kosovës si "përgjithësisht të lira e të ndershme", por shtoi se administrata ishte thellësisht e pakënaqur me bojkotimin serb dhe faktin që disa politikanë e kishin shkurajuar popullin për të votuar.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes