Mali i Zi mban konferencë mbi luftën kundër korrupsionit në rajon

25/10/2004

Një konferencë dy-ditore më parë këtë muaj në Podgoricë u përqëndrua në përmirësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit si pjesë e luftës kundër korrupsionit në Europën juglindore.

Nga Antonela Krstoviç për Southeast European Times në Podgoricë - 25/10/04

photo

Në konferencë u paraqit një manual mbi luftën kundër korruspionit. [OSBE]

Një konferencë dy-ditore mbi forcimin e luftës kundër korupsionit rajonal u mbajt në Podgoricë më parë këtë muaj. Ngjarja ishte një përpjekje e përbashkët e Nismës Anti-korruspion të Paktit të Stabilitetit, misionit të OSBE në Serbi-Malin e Zi dhe Nismës Anti-korrupsion të qeverisë malazeze.

Fokusi ishte në përmirësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojës dhe informacionit midis vendeve në rajon, me synimin për të rritur efektshmërinë e përpjekjeve anti-korrupsion. Konferenca diskutoi gjithashtu eleminimin e defekteve në legjislacionin penal i cili përbën një pengesë ndaj procedurave të hetimit dhe paraqitjes së fakteve.

Pjesëmarrësit përfshinin prokurorë, gjyqtarë, forca të policisë dhe personel të shërbimeve të zbulimit nga vendet e Europës juglindore si edhe përfaqësues të BE, donatorë dypalësh dhe një grup që këshillon prokurorët e qarqeve në rajon.

Nënkryeministri Dragan Gjuroviç, i cili është gjithashtu ministër i brendshëm i Malit të Zi, hapi konferencën. Të tjerë folës përfshinin sekretarin ekzekutiv të sekretariatit rajonal të nismës anti-korrupsion të paktit të stabilitetit, Veselin Sukoviç, dhe kreun e zyrës së OSBE në Podgoricë, Rudolf Bogner.

Gjuroviç tha se vendet e rajonit kishin nevojë të ishin të vendosura në marrjen e masave për të luftuar korrupsionin, veçanërisht nëpërmjet reformave të vazhdueshme të sistemeve ligjore, ekonomike e financiare dhe futjen e ligjeve të reja. Mali i Zi është në fazën përfundimtare të krijimit të një kuadri ligjor, duke përfshirë ligje të reja mbi procedurën penale dhe vendosjen e një prokurori të posaçëm për krimin e organizuar, i cili do të ndihmojë përmbushjen e standarteve ndërkombëtare për luftën kundër atyre tipeve të krimeve, tha ministri.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai gjithashtu njoftoi se qeveria do të futë së shpejti një strategji të zhvilluar në këshillim me Këshillin e Europës dhe OSBE, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sukoviç ndërkohë e përshkroi korrupsionin si një dukuri të rrezikshme e të komplikuar i cili është e nevojshme të frenohet nëpërmjet veprimtarive të bashkërenduara të organeve shtetërore, OJQ-ve dhe shoqërisë civile, shoqëruar nga bashkëpunimi ndërkombëtar.

Bogner tha se lufta kundër korruspionit të nivelit të lartë po bëhet një problem i madh për vendet e Europës juglindore, veçanërisht qëkurse është e qartë se vendet që janë të afta për trajtimin e suksesshëm të këtij problemi, do të provojnë përparim më të shpejtë në udhën e tyre për në anëtarësimin në BE. Efektshmëria në mbledhjen e fakteve, ndjekja e rasteve dhe mbajtja e gjyqeve përbën një provë thelbësore për verifikimin e pjekurisë institucionale të vendit, tha ai.

Ndëshkimi i korrupsionit nuk është vetëm i rëndësishëm për besueshmërinë e vendit, shtoi Bogner, por ndihmon gjithashtu rritjen e ndërgjegjësimit publik rreth kësaj çështjeje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment