07/10/2004
Thirrja e Presidentit serb Boris Tadiç për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të krahinës në 23 tetor ka fituar mbështetjen e qartë nga zyrtarët e OKB, BE dhe SHBA.
(AFP, Reuters, AP, Scotsman, BBC, UN, EU, Washington File - 06/10/04)
![]() Trupat franceze parashutohen në fshatin Stanovce, Kosovë, në veri të Prishtinës, të mërkurën (6 tetor). [Laura Hasani] |
Zyrtarët e OKB, BE dhe SHBA përshëndetën të mërkurën (6 tetor) një thirrje nga Presidenti serb Boris Tadiç për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të krahinës në 23 tetor.
"Unë u bëj thirrje serbëve të Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje," tha Tadiç në televizionin shtetëror RTS të martën vonë, duke vënë gjithashtu edhe një afat për ngritjen e pushtetit vendor në enklavat serbe të Kosovës të njohura nga komuniteti ndërkombëtar . Nëqoftë se kjo nuk do të ndodhë për 90 ditë nga formimi i qeverisë së përkohshme të krahinës, tha Tadiç, ai personalisht do t'u kërkojë ligjbërësve serbë të tërhiqen nga parlamenti.
Tadiç, i cili do t'i shohë autoritetet serbe të kontrollojnë policinë, gjyqësorin, sistemet shëndetësore e arsimore brenda enklavave, theksoi se pjesëmarrja në proceset demokratike ishte rruga e vetme për të arritur këtë qëllim.
Duke përshëndetur thirrjen e presidentit, shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen, tha të mërkurën se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në votimin që vjen do të "hapë udhën për përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe do të bëjë të mundur një dialog konstruktiv ndaj shqetësimeve të tyre".
"Nuk ka zëvendësim për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në institucionet demokratike të cilat marrin vendime që kanë të bëjnë me jetën e cilitdo në Kosovë," tha ai.
Zyrtarët e BE dhe SHBA u bashkuan me Jesen-Petersen në përshëndetjen për thirrjen e Tadiç që serbët e Kosovës të votojnë . Shefi i politikës së jashtme të BE, Havier Solana, përgëzoi kreun serb për "një vendim shumë kurajoz", ndërsa ndihmësi i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Adam Ereli, tha se pjesëmarrja e plotë serbe në zgjedhje është rruga më e mirë për të garantuar se shqetësimet e tyre do të merren parasysh dhe se zërat e tyre do të dëgjohen.
Megjithatë, thirrja e Tadiç u kritikua ashpër nga qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica, e cila u kishte kërkuar serbëve të Kosovës të bojkotonin zgjedhjet. Anëtarë të Partisë Socialsite të ish presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç dhe të Partisë ultranacionaliste Radikale Serbe (SRS) gjithashtu e sulmuan Tadiç. Duke pretenduar se ai ka kapërcyer pushtetin e vet, SRS nisi një mocion në parlament duke kërkuar heqjen e tij.
Ndërkohë, rreth 360 ushtarë francezë parashutuan në Kosovë të mërkurën si pjesë e "Operacionit Angazhim i Vendosur 2004" të NATO-s për të riforcuar KFOR-in përpara zgjedhjeve. Një total prej 2,000 trupash përforcuese do të vendosen në Kosovë deri në 6 nëntor. Gjermania dhe Italia gjithashtu do të kontribuojnë me trupa që pritet të mbërrijnë brenda javëve të ardhshme.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes