Raporti gjen se Maqedonia zë vendin e tretë në botë për sasinë e mbetjeve toksike

29/09/2004

Sipas një raporti të ri nga Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB (UNFAO), Maqedonia vjen e treta në botë për volumin më të madh të mbeturinave toksike. Ekspertët paralajmëruan se pasojat mjedisore mund të jenë katastrofike.

Nga Marija Lazarova për Southeast European Times në Shkup - 29/09/04

photo

Një raport nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB e rendit Maqedoninë të tretën lidhur me mbetjet toksike. [UNFAO]

Një raport i botuar së fundmi nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB (UNFAO) e rendit Maqedoninë të tretën në botë lidhur me mbetjet toksike, me mbi 10,000 ton. Vetëm Ukraina dhe Polonia renditen më lart, me respektivisht 19,500 dhe 15,000 ton.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas drejtorit të UNFAO, Mark Dejvis, problemi kryesisht është shkaktuar nga rrethanat në të cilat janë mbajtur kimikatet. "Këto janë materialeve shumë të vjetra e toksike sepse janë mbajtur për një kohë të gjatë dhe shpesh në kushte të këqia e në mjedise të jashtme," i tha Dejvis të përditshmes Utrinski Vesnik. "Ato mund të kenë kulluar ndërkohë dhe të kenë ndotur ujrat në lumenj e liqene, tokat bujqësore dhe ajrin."

Në fakt, tha Dejvis, problemi mund të jetë edhe më seriioz se ç'e tregojnë shifrat e UNFAO. "Përvoja ka treguar se kur është bërë një studim i përpunuar i një vendi, shifrat kanë qenë gati dy herë më të larta." Mbetjet toksike kanë të bëjnë me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë difektet e lindjes, sëmundjet e mushkërive dhe kancerit, veçanërisht me fëmijët që janë më të prekshëm. Sipas OKB, të prekura më keq janë shpesh komunitetet e varfëra rurale banorët e të cilave mund të mos jenë të ndërgjegjshëm për efektet toksike të kimikateve në mjedisin e tyre.

Ministria maqedonase e mjedisit ka paraqitur gjithashtu të dhëna se sasitë e mbetjeve toksike janë më të mëdha se ato të paraqitura në raport. Një studim i komisionuar nga ministria gjeti se më 1999 sasia totale e mbetjeve toksike në vend i kalonte 45,000 ton. Nga këto, mbetjet shtëpiake llogariteshin 4,800 ton, mbetjet komerciale 3,000 ton dhe mbetjet mjekësore 1,000 ton. Mbetjet e ndërtimit u llogaritën 6,000 ton, ato industriale 30,000 ton dhe ato bujqësore 200 ton, sipas studimit.

Një studim paraprak u krye për reduktimin e ndotjeve mjedisore në Maqedoni. Sipas llogaritjeve të OKB, pastrimi i një toni pesticidesh toksike kushton 3,500 $, ndërsa kostoja totale e pastrimit në Maqedoni do të ishte afërsisht 35 milion $.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment