Shqipëria përpiqet për mjedis më të pastër

07/05/2004

Autoritetet shqiptare po marrin masa për të siguruar një mjedis më të pastër duke i kërkuar publikut të ndihmojë.

Nga Ardi Pulaj për Southeast European Times në Tiranë - 07/05/04

photo

Qeveria thotë se në Shqipëri ka më shumë se 200,000 makina, një shifër e cila rritet me rreth 10,000 në vit. [AFP]

Pasi doli raporti që e cilëson Tiranën midis qyteteve më të ndotur në Europë, autoritetet shqiptare nisën përpjekjet për t'u marrë me problemin.

Zyrtarët e Tiranës thonë se kompanitë e ndërtimit do të ndëshkohen nëqoftë se nuk përmbushin standardet që kërkohen për mbajtjen e një mjedisi të pastër. Midis masave që po shqyrtohen, është heqja e disa stacioneve të karburantit në zonat e populluara, që kërcënojnë shëndetin publik. Autoritetet po inkurajojnë gjithashtu publikun të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit.

Studentët e Fakultetit të Punës dhe Shkencave Sociale në Tiranë, me mbështetjen e bashkisë së Tiranës, vazhduan fushatën për të pastruar rajonet e kryeqytetit në prill.

"Vullnetar sot për një mjedis të pastër nesër" është motoja e fushatës që filloi muajin e kaluar dhe do të zgjasë deri në qershor. Fushata përfshin pastrimin e zonave publike të Tiranës që janë ndotur nga plehrat.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama u bashkua me fushatën dhe nxiti publikun për të ndihmuar. "Ambicja jonë është të rritim ndërgjegjësimin e popullit lidhur me mjedisin... të përmirësojmë kushtet e përgjithshme të jetesës dhe statusin e mjedisit. Problemi është se këto lagje të qytetit janë simbole të periudhës së tranzicionit të viteve 1990, kur në lagje qeveriste ligji i më të fortit," i tha Rama medias duke vizituar një nga këto zona.

"Vetë komuniteti është bërë mospërfillës nga trauma e atyre viteve, por ne do të bëjmë çmos ta kthejmë përmbys situatën e keqe. Unë jam i bindur se kjo përpjekje do të rezultojë në një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e zonës," tha ai.

Anëtarët e opozitës në parlament thonë se kanë në plan të paraqesin një paketë të re ligjesh që mbrojnë mjedisin. Midis propozimeve është ndalimi i importit të makinave të prodhuara mbi dhjetë vjet më parë dhe heqja e detyrimeve doganore ndaj makinave që punojnë pastër, prodhuar dy deri pesë vitet e fundit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Qeveria llogarit se tani ka mbi 200,000 makina në rrugë, një shifër që rritet me rreth 10,000 çdo vit. Një tjetër problem për mjedisin është nafta me plumb, e përdorur nga 40,000 apo më shumë makina.

Gati 90 përqind e makinave të Shqipërisë që janë mbi nëntë vjet të vjetra prodhojnë shumicën e ndotjes, thonë autoritetet. Mbi 80 përqind e makinave punojnë me naftë. Motorët dizel të mbajtur keq lëshojnë sasi të mëdha të grimcave mikroskopike, të quajtura PM10, të cilat zënë vend thellë në mushkëri dhe janë kanceroze.

Organizata Botërore e Shëndetit e kufizon PM10 në 50 mikrogram për metër kub ajër, por në një kryqëzim të Tiranës, prania 24 orëshe e tij ishte 483 mikrogram, me nivelin në orët e pikut edhe më të lartë.

Sipas njoftimeve, ndotja e lidhur me trafikun ka rritur gjithashtu normën e vdekjeve në pjesë të kryeqytetit me 20 përqind në dhjetë vitet e fundit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

BE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisëBE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisë

Një raport i ri rekomandon reforma të sistemit të drejtësisë për t'ia dalë korrupsionit në marrëveshjet energjitike.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Serbia zëvendësoi pesë nga shtatë shefat e vet të policisë, sepse qeveria tha se ishte e pakënaqur me përpjekjet për të eliminuar korrupsionin. Sa i suksesshëm është vendi juaj aktualisht në luftën kundër korrupsionit?

Shumë i suksesshëm
Disi i suksesshëm
Mesatar
Disi i pasuksesshëm
Shumë i pasuksesshëm