Korpusi i Paqes i SHBA kthehet në Shqipëri

30/10/2003

Pas një mungese gjashtë-vjeçare, vullnetarët e Korpusit të paqes të SHBA janë kthyer në Shqipëri, duke punuar si këshilltarë të zhvillimit në partneritet me qeveritë e njësive lokale dhe organizatat e komunitetit.

Nga Ardi Pulaj për Southeast European Times në Tiranë - 30/10/03

Vullnetarët e Korpusit të Paqes u kthyen në Shqipëri në fund të shtatorit, pas një mungese gjashtë-vjeçare në vend. Sipas ambasadës së SHBA, masa erdhi si rezultat i një kërkese nga qeveria shqiptare dhe "sinjalizon lidhjen e fortë të vazhdueshme që ekziston midis dy vendeve." Ajo pason një marrëveshje të nënshkruar më parë këtë vit nga zyrtarët e SHBA dhe Shqipërisë.

Korpusi i Paqes arriti së pari në Shqipëri në vitin 1992, dy vjet pas rënies së regjimit komunist. Në tërësi, 156 vullnetarë punuan në fushat e mësimit të anglishtes, zhvillimit të biznesit të vogël dhe zhvillimit bujqësor e pyjor.

Në 1997, qeveria e SHBA i evakuoi vullnetarët për shkak të trazirave të dhunshme që shpërthyen pasi mijra shqiptarë humbën paratë e tyre në skemat piramidale.

Grupi i parë prej 32 vullnetarësh të rinj arriti në shtator për të filluar një projekt zhvillimi komunal. Grupi do të punojë si këshilltarë zhvillimi në partneritet me qeveritë e njësive vendore dhe organizatave të komunitetit.

Sapo vullnetarët të përfundojnë treinimin e tyre për gjuhën dhe kulturën shqiptare, ata do të shërbejnë brenda komuniteteve për të zhvilluar dhe përmirësuar bizneset lokale dhe përpjekjet sipërmarrëse.

Një grup i dytë prej 45 edukatorësh të shëndetit dhe mësues të anglishtes do të pasojnë në mars 2004.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në korrik nga ambasadori i SHBA, Xhejms F. Xhefri dhe zëvendës ministri i jashtëm shqiptar Luan Hajdaraga, grupe të tjera do të vendosen më pas për të mbushur nevojat lokale.

"Jam i kënaqur që Korpusi i Paqes ishte në gjendje të rihapte programin shqiptar dhe ka krijuar një partneritet të fortë me vendin," tha drejtori i Korpusit të Paqes, Gadi H. Vaskez. "Unë besoj se vullnetarët e rinj kanë vendosmërinë dhe aftësitë të ndikojnë realisht gjatë kësaj kohe të ndryshimeve historike në Shqipëri."

Korpusi i Paqes i SHBA shërben në 69 vende në Afrikë, Azi, Karaibe, Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe në Lindjen e Mesme. Organizata i ka rrënjët dhe misionin e saj në 1961 kur senatori i atëhershëm, Xhon F. Kenedi sfidoi studentët në universitetin e Miçiganit për t'i shërbyer vendit të tyre në kauzën e paqes duke rrojtur dhe punuar në vendet në zhvillim.

Qysh prej 1961, mbi 170,000 vullnetarë kanë shërbyer në Korpusin e Paqes, duke punuar në fusha të tilla të ndryshme si arsimi, shëndeti, edukimi dhe ndërgjegjësimi për HIV/AIDS, teknologjia e informimit, zhvillimi i biznesit dhe mjedisi e bujqësia.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di