Shkencëtarët riafirmojnë vetitë shëruese të kosit ballkanik

29/05/2003

Shkencëtarët besojnë se bakteret e dobishme që përmbahen në kos mund të ndalin veprimtarinë e baktereve dëmtuese dhe të nxisin shëndetin. Këto zbulime nuk janë të reja për bullgarët.

Nga Emil Tsenkov për Southeast European Times në Sofje - 29/05/03

Vetitë habitëse të kosit u zbuluan së pari nga mikrobiologu rus Ilia Meçnikov në Institutin Pastër të Parisit në fillim të shekullit të 20. Shkencëtari vuri në dukje jetëgjatësinë e fshatarëve bullgarë që hanin shumë kos. Studimi i mëtejshëm i dha Meçnikovit çmimin Nobel në vitin 1908.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Zbulimet e tij hapën udhë për daljen e një fushe të re të njohur si probiotika. Ata që janë në favor të saj thonë se një lugë kos mund të zëvëndësojë shumë ilaçe farmaceutike. "Mund të kesh një model krejt të ri në administrimin e infeksionit," thotë shkencëtari kanadez Canadian Gregor Raid. "Mund të mos kesh nevojë as t'i vrasësh bakteret infektive; thjeshtë je në gjendje të ndalësh përhapjen e tyre."

Sipas historianëve, kosi ka qënë pjesë e dietës së banorëve më të lashtë të Bullgarisë, trakasve. Në gjuhën trake, "yog" do të thotë "i trashë" dhe "urt" do të thotë "qumësht". Mrekullitë e kosit janë rezultat i bakterit të quajtur acidophilus bulgarica, njohur gjithashtu si Bulgaricus, i cili tjetërson proteinat dhe sheqerin në ushqim.

Në Bullgari, ky bakter i dobishëm ndihmon dhjetra mijra gra fshatare që lënë mënjanë industrinë e bulmetit dhe përgatisin racionet e tyre ditore të kosit duke infektuar me të qumështin e shtëpisë. Më i çmuari është kosi i dhisë, i cili ka një përbërje më të trashë dhe një aromë karakteristike. Në një numër fshatrash, veçanërisht në fshatrat e largët të Rodopit, banorët mbështeten kryesisht në kosin e dhisë. Edhe pas një dekade të krizës ekonomike dhe të keqësimit të shërbimeve shëndetësore në vend, këto fshatra kanë një goxha numër qindvjeçarësh. Në nivel kombëtar, megjithatë konsumi i kosit ka rënë nga 47 kg për frymë, më i larti në botë në vitet 1980, në 22 kg në vitin 2001.

Kosi tradicional bullgar është një prodhim unikal për shkak të mikroklimës së veçantë të vendit. "Bulgaricus mund të rritet vetëm në Bullgari, gjëkundi tjetër ai pëson mutacione," spjegon Georgi Georgiev, drejtuesi i kompanisë që trajton kërkimin dhe prodhimin e ushqimit të shëndetshëm. Megjithatë, gjatë 30 viteve të fundit, vendi i ka shitur teknologjinë e kosit vendeve të tjera të botës, duke përfshirë Japoninë, Gjermaninë, Zvicrën, Hollandën, Francën dhe Filipinet.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimiin në Europë (OSBE) po vështron për rrugët për t'iu kundërvënë ekstremizmit në Ballkan. A duhet që qeveritë në rajon të bëjnë më shumë për të ndalur radikalizmin dhe ekstremizmin?

Po
Jo
Nuk e di