Rritet në Kosovë niveli i vetvrasjeve që prej luftës

02/04/2003

Një studim i kohëve të fundit tregon një rritje prej 300 përqind në nivelin e vetvrasjeve në një qark në Kosovë.

Nga Natan Dotan për Southeast European Times në Prishtinë -- 02/04/03

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga psikologu amerikan Majd Kamalmaz, gjatë tre viteve të kaluar ka patur një rritje prej 300 përqind në nivelin e vetvrasjeve në qarkun e Drenicës në Kosovë.

Studimi i Kamalmazit tregoi se, gjatë 40 viteve përpara luftës, kishte patur vetëm një rast vetvrasje në qarkun e Drenicës. Megjithatë, tre vitet që prej përfundimit të luftës kanë parë mbi 30 raste të tillë.

Vetvrasjet në Drenicë ishin të gjitha të kombësisë shqiptare dhe në pjesën më të madhe ishin meshkuj ndërmjet moshave 17 dhe 28. Megjithëse kishte dy raste vetvrasjesh më të vjetra, njëra një burrë 56 vjeçar, tjetra një grua 70 vjeçare, prirja është duke prekur jashtëzakonisht brezin më të ri.

Sipas Manualit të Sistemeve Diagnostike (DSM IV), shkruar në Shtetet e Bashkuara nga një grup psikologësh, numri i tentativave të vrasjeve i regjistruar në vendet perëndimore është zakonisht tre herë më i lartë sesa numri i vetvrasjeve reale. Kjo vërtetohet veçanërisht e zbatueshme në Kosovë, pasi ekzistojnë disa pengesa ndaj matjes së saktë të numrit të vetvrasjeve.

Policia e UNMIK-ut thotë se është e vështirë të regjistrohet numri i vetvrasjeve sepse, ligjërisht, këto nuk konsiderohen krime. Për më tepër, tentativat e vrasjes shpesh nuk njoftohen; ato mbahen të fshehta brenda familjeve, tha zëdhënësi i policisë Berri Fleçer. Kjo bën që policia të dyshojë se numri real i vetvrasjeve është shumë më i madh sesa numri i çështjeve të regjistruara.

Kamalmaz sugjeron se rritja në nivelin e vetvrasjeve mund të jetë rezultat i stresit pas traumave që pasoi luftën. Stresi i tillë, i përkeqësuar nga humbja e të afërmve e dëmtimi material dhe rrënimi i mëvonshëm i kushteve shoqërore dhe ekonomike, çon në depression dhe ndjenja të mungesës së shpresës.

"Vetëm kushtet sociale nuk e shpjegojnë një vetvrasje," shpjegon Shoqata Amerikane e Vetëvrasjeve (AAS), një organizatë amerikane jo-fitimprurëse. Problemet kryesorë mendore, ndoshta stresi pas traumave i shkaktuar nga lufta në rastin e Kosovës, janë shkaqet thelbësore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në të kaluarën, vetvrasja gjithashtu ka qënë e kontrolluar prej strukturës së afërt familjare, që është një prej elementëve unikë të shoqërisë së Kosovës.

Por problemi në Kosovë është se njerëzit nuk kanë ku të shkojnë për ndihmë profesionale të përshtatshme, tha Kamalmaz. Ai është i shqetësuar se ka patur një shpërndarje të pamjaftueshme fondesh për trajtimin e shëndetit mendor në Kosovë, duke rezultuar në një mungesë të personelit profesional për trajtimin e çështjes së vetvrasjes.

Sipas AAS dhe DSM IV, shkaqet e drejtpërdrejtë të vetvrasjes janë zakonisht depresioni dhe abuzimi i substancave. Lidhja me abuzimin e substancave është jashtëzakonisht e rëndësishme në Kosovë, pasi një studim i kohëve të fundit i WHO/UNICEF tregoi nivele jashtëzakonisht të lartë të përdorimit të heroinës, veçanërisht në Prishtinë.

Gjendja në Drenica kërkon ndërhyrje të menjëhershme, tha Kamalmaz. Një sugjerim, i cili ka parë zbatim të gjerë në pjesë të tjera të botës, është krijimi i një linje telefonike për dhënie ndihme në dispozicion 24 orë në ditë, nëpërmjet të cilës njerëzit do të jenë në gjendje të tregojnë për problemet dhe të marrin këshilla. Kamalmaz sugjeroi gjithashtu krijimin e një grupi të posaçëm udhëheqësish, dhuruesish dhe ekspertësh për trajtimin e kësaj gjendje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di