Sulmohen me armë paqeruajtësit në Kosovë

30/08/2002

Paqeruajtësit e KFOR-it dhe policia e OKB-së u bllokuan në një luftim me armë prej dy orësh të enjten (29 gusht) në një fshat në Kosovë, pasi iu përgjigjën një thirrje për ndihmë të druvarëve serbë, të cilët ishin duke u sulmuar nga persona të armatosur të paidentifikuar. Incidenti përfundoi pa të dëmtuar dhe një burrë u arrestua.

(AP, Reuters, BBC, Radio B92 - 29/08/02)

Paqeruajtësit e KFOR-it dhe policia e OKB-së u bllokuan në një luftim me armë prej dy orësh në fshatin e Gorazdevaçit, në Kosovë, të enjten (29 gusht), pasi iu përgjigjën një thirrje për ndihmë të druvarëve serbë, të cilët ishin duke u sulmuar nga persona të armatosur të paidentifikuar. Incidenti përfundoi pa të dëmtuar dhe një burrë u arrestua. Dy automjete të paqeruajtësve u dëmtuan.

Zëdhënësi i policisë së OKB-së Berri Fletçer tha se tetë oficerë me tre automjete u erdhën në ndihmë serbëve. Më pas ata u gjendën nën zjarrin e sulmuesve që qëllonin nga të paktën tre pozicione të ndryshme.

"Ata nuk mund të lëviznin për shkak të të shtënave," tha Fletçer. Sulmuesit ishin duke qëlluar jashtë rrezes së qitjes së armëve të lehta që mbanin policët.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Policia e OKB-së më pas i kërkoi ndihmë KFOR-it, por të shtënat vazhduan edhe pas mbërritjes së trupave. "Edhe trupat e KFOR-it u gjendën nën zjarr, dhe si policia e UNMIK-ut, ashtu edhe KFOR u bllokuan për të paktën dy orë," tha Fletçer, duke shtuar se sulmuesit u larguan vetëm pasi u dërguan më shumë trupa, të mbështetur nga automjete të blinduara dhe një helikopter.

Gorazdevaç, në rajonin e Pejës, është rreth 90 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Prishtinë. Kjo pjesë e provincës është nën komandën e njësisë italiane të KFOR-it.

Një njësi policore e karabinierëve italianë arrestoi një prej sulmuesve të dyshuar dhe është duke u zhvilluar një kontroll për të tjerët që mund të jenë të përfshirë. Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut Andrea Anxheli, i arrestuari ishte një shqiptar etnik. Anxheli nuk përcaktoi numrin e paqeruajtësve dhe të policëve të përfshirë në betejën me armë, por tha se trupa speciale ishin dërguar gjithashtu në vendngjarje.

Ky incident më i fundit ndodh në një kohë kur UNMIK ka shtuar përpjekjet për garantimin e kthimit të sigurtë të serbëve etnikë, të cilët u larguan nga provinca pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999. Dhjetra mijëra serbë të Kosovës, duke iu frikësuar sulmeve të mundshëm hakmarrës, u larguan nga shtëpitë e tyre pasi forcat serbe u tërhoqën nga provinca në qershor 1999. Duzina serbësh, të cilët qëndruan pas, janë vrarë gjatë tre viteve të kaluar në sulmet e ekstremistëve shqiptarë etnikë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Maqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-sMaqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-s

Përfaqësuesit e NATO-s do të mblidhen në Çikago këtë muaj.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Mendoni ju se Maqedonisë do t'i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e organizatës në Çikago në maj?

Po, Maqedonia ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësimin në NATO
Jo, Greqia ende pengon
Ndoshta
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment