Tregtarët e makinave në Shqipëri të kërcënuar nga kontrabanda

07/08/2002

Kontrabanda e automjeteve në Shqipëri vazhdon të ketë ndikimin e saj mbi shitjet e ligjshme të makinave. Sipas disa njoftimeve, trafiku i paligjshëm është përgjegjës për më shumë se 60 përqind të makinave në vend.

Nga Alban Bala për Balkan Times në Tiranë - 07/08/02

Në dhjetor 1990, shumë shqiptarë u habitën kur makina e parë private që mbante një targë të zezë të pazakontë pa yllin e kuq karakteristik të shtetit komunist u shfaq në rrugët e zbrazta të Tiranës.

Sot, rreth 250,000 makina janë duke krijuar kushte të rrezikshme trafiku dhe parkim pothuajse të pamundur në Tiranë. Megjithëse 40 përqind e popullsisë është në ose nën nivelin e varfërisë, cilësia e makinave në Shqipëri është shumë më e mirë sesa në vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore.

Shtatë tregtarë makinash të liçensuar funksionojnë në Shqipëri, duke shitur Mercedes-Benz, Volkswagen, Fiat, Opel, Hyundai, KIA, Land Rover dhe Toyota. Të gjithë kanë të njëjtin shqetësim: kontrabandën e makinave.

"Tregtia jonë është e kërcënuar nga të gjitha anët për shkak të trafikut të paligjshëm, i cila është duke u bërë një kancer për Europën, veçanërisht përgjatë intenerarit që kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Malit të Zi," tha Basri Rruka, pronari i dyqanit të Mercedes-Benz në Tiranë. "Sipas statistikave tonë, në Shqipëri ka të rregjistruar 140,000 Mercedes-Benz. Gjashtë deri në tetë mijë prej tyre janë të vjedhur."

Tregjet e hapur të makinave të vjedhura dhe kontrabandë ofrojnë çdo lloj automjeti, përfshirë fuoristradat luksoze, për më pak se 15,000 dollarë. Njoftimet e shtypit thonë se 60 përqind e makinave në Shqipëri vijnë prej veprimtarive të kontrabandës.

Kolonel Skënder Ismaili, Drejtor i Përgjithshëm i Inspektimit Rrugor në Ministrinë e Rendit Publik, pretendon se kjo shumë është e ekzagjeruar. "Pavarësisht prej thashethemeve në shtyp dhe gjetkë, përqindja e makinave të vjedhura në territorin e Republikës së Shqipërisë është relativisht e vogël në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Vetëm në Itali, çdo vit vidhen 300,000 makina," tha Ismaili.

Autoritetet shqiptare arsyetojnë se Tirana është ndalesa përfundimtare në intenerarin e trafikut të makinave dhe se vetëm 3,000 deri në 4,000 automjete shiten atje çdo vit. Ismaili tha se intenerari i trafikut fillon në Gjermani ose Itali dhe vazhdon në Bullgari dhe Maqedoni, duke përfunduar në Shqipëri. "Ndodh që disa prej makinave që mbërrijnë në Shqipëri më pas çohen kontrabandë në Mal të Zi ose gjetkë, por në të shumtën e rasteve ne duket se jemi ndalesa përfundimtare," tha ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rruka tha se shitja e makinave kontrabandë zhvillohet në të njëjtën kohë me tranzitin e tyre nëpërmjet dhe jashtë Shqipërisë. Sipas zyrtarëve më të lartë të policisë, një dyqan servisi automjetesh pranë tregut të zi në Durrës transformon automjetet e vjedhura dhe ndryshon numrat e identifikimit të shasive pasi makinat janë shitur.

Dy vjet më parë, Policia Kufitare greke konfiskoi makinën e Ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë Spartak Poçi, duke pretenduar se, sipas listës së Interpolit, ishte e vjedhur.

Ismaili tha se Interpoli duhet të fajësohet për shkeljet e shumta të kufijve që përfshijnë makinat e vjedhura. "Mosarritja e ndalimit të transportit të këtyre makinave në kohë tregon se efektshmëria e bashkëpunimit të Interpolit është shumë e dyshimtë," tha Ismaili. "Unë mendoj se të metat kryesore përfshijnë grumbullimin e informacionit, përpunimin dhe shpërndarjen e tij ndërmjet zyrave të ndryshme," tha ai.

Tregtarët e liçensuar të makinave thonë se kur Interpoli ka ndërhyrë në pikë-kalimet kufitare, niveli i shitjeve të tyre është rritur. Interpoli ndërhyri dy herë në vitin 2001 dhe një herë në fillim të këtij viti.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di