Shqipëria ndërmerr veprime kundër të dyshuarve për terrorizëm

28/01/2002

Qeveria shqiptare ka vënë nën kontroll një projekt ndërtimi, me bashkëpronar një tregtar saudit, të dyshuar për financim të rrjetit terrorist të al-Kaidës. Tirana ka ngrirë llogaritë e Jasin Kadi dhe e ka akuzuar atë për pastrim të parave.

(Radio Free Europe - 25/01/02; UPI, Radio Free Europe - 23/01/02; BBC Monitoring - 22/01/02)

Prokuroria shqiptare ka nxjerrë një mandat për arrestimin e tregtarit saudit Jasin Kadi, i dyshuar për lidhje me rrjetin terrorist të al-Kaidës të Osama bin Laden. Qeveria ka vënë nën kontroll një projekt ndërtimi që bashkëzotërohet nga Kadi dhe ka ngrirë pasuritë e tij në bankat vendase. Emri i industrialistit saudit të ndërtimit është në listën e individëve të dyshuar për lidhje me terrorizmin, të nxjerrë nga qeveria e SH.B.A.-së më 12 tetor. Autoritetet besojnë se Kadi ka pastruar rreth 10 milion dollarë të parave të al-Kaidës në vendin e tyre.

Qeveria ka shprehur angazhimin e saj në luftën kundër terrorizmit, por rasti i Kadit është pranimi i parë i pranisë së individëve të lidhur me al-Kaidën në Shqipëri, ku duzina organizata bamirësie, fetare dhe tregtare kanë vepruar që prej rënies së komunizmit.

Në një fjalim përpara parlamentit më 22 janar, Kryeministri Ilir Meta tha se qeveria ka indentifikuar ndërmarrjet që veprojnë në vend, të cilat janë "financiarisht të lidhura me rrjetin e al-Kaidës". Për këtë ka filluar edhe një hetim.

Burimet e prokurorisë thanë se ata zbuluan se Kadi ishte bashkëpronar, kontraktor dhe klient i projektit të ndërtimit të dy kullave 15-katëshe në Tiranë, gjë që çoi në akuzat për pastrim parash të paraqitura kundër tij nga ministria e financës. Ai më tej dyshohet për mbështetje financiare të anëtarëve të rrjetit terrorist të bin Laden.

Jasin Kadi është bashkëpronar i ndërmarrjes së ndërtimit saudite Karavan dhe kreu i organizatës bamirëse Muwafaq.

Autoritetet shqiptare deri më tani kanë ngrirë llogaritë e Kadi në dy banka, por Shkëlqim Cani, guvernator i bankës qëndrore beson se banka të tjera mund të kenë përfituar prej biznesit të Kadit dhe prej të tjerëve, që dyshohen për mbështetje të organizatave terroriste.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

United Press International citoi Kadi të ketë thënë se ai kishte vetëm dy llogari bankare në Shqipëri, "me pasuri që pothuajse nuk ia vlen të përmenden", duke hedhur poshtë një deklaratë shqiptare, që sugjeronte se ai kishte llogari në 13 banka.

Javën e kaluar, Kryeministri Meta u tha anëtarëve të parlamentit se qeveria gjithashtu kishte ngrirë pasurinë dhe llogaritë bankare të disa ndërmarrjeve të tjera arabe. Autoritetet janë duke hetuar nëntë çështje të pastrimit të parave. Meta tha se disa organizata jo-qeveritare dhe ndërmarrje dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Sipas planit të veprimit kombëtar të qeverisë për të luftuar terrorizmin, ministri i financës duhet të japë raporte mujore në lidhje me ngrirjen e pasurive financiare të individëve dhe organizatave të dyshuara për përfshirje në veprimtari terroriste dhe duhet të bllokojë transferimin e pasurisë së siguruar me këto burime.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, qeveria shqiptare ka forcuar kontrollin në lidhje me qytetarët arabë që jetojnë në vend. Pesë njerëz janë dëbuar që në tetor 2001. Dyqind e njëzet e tre të huajve të tjerë që nuk kanë leje qëndrimi të rregullta u është kërkuar të largohen nga vendi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment