Gjykata turke vendos ta shpjerë në gjyq AKP qeverisëse

31/03/2008

Të njëmbëdhjetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën njëzëri të hënën në favor të dëgjimit të një rasti sjellë nga kryeprokurori i Turqisë.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 31/03/08

photo

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan mund të ndalohet nga politika në qoftë se padia ja del. [Getty Images]

Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi të hënën (31 mars) ta shpjerë në gjyq Partinë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) me akuza për prishjen e sistemit sekular të vendit. Në një votim unanim, 11 gjyqtarët qenë dakord të dëgjonin rastin e sjellë nga kryeprokurori i Turqisë Abdurrahman Jalçinkaja.

"Gjykata Kushtetuese ka gjetur padinë e kryeprokurorit të jetë e pranueshme. Por kjo nuk do të thotë se gjykata e lartë është dakord me pretendimet e cituara në padi," i tha CNN Turk gazetari Taha Akyol. "Tani ajo do të dëgjojë peticionin."

Jalçinkaja ngriti padinë e vet në 14 mars, duke kërkuar ndalimin e partisë. Ai e akuzoi AKP për bërjen një "pikë qendrore" për veprimtaritë anti-laike dhe pretendoi se ajo kishte një "axhendë të fshehtë" që kishte për qëllim transformimin e Turqisë në një shtet islamik.

Ai kërkoi gjithashtu që 71 zyrtarë, duke përfshirë kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentin Abdullah Gul, të ndaloheshin nga politika për pesë vjet. Gjykata u nda lidhur me shpënien e Gul në gjyq, me katër gjykatës kundër dhe të tjerët në favor. Sipas kushtetutës, një president mund të gjykohet vetëm me akuza për tradhti.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lëvizjes Kombëtare (MHP), Çihan Paçaçi ishte i pari të komentonte mbi vendimin. "Nga tani e tutje, do të nisë një proces ligjor. Gjithkush duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese."

AKP e përshkruan veten si një parti demokratike konservatore. Ajo korri një fitore të madhe në zgjedhjet e e vitit të kaluar, duke marrë 47% të votave. Muajin e shkuar, duke tronditur sekularistët, ajo ja doli të heqë një ndalim mbi mbajtjen e shalleve islamike të kokës në universitete.

Kjo masë, sipas Jalçinkajës, është provë se partia po rreket të riformojë Turqinë përgjatë linjave fetare. Në padinë 162-faqëshe, prokurori citon gjithashtu deklarime të ndryshme nga Erdogan që i referohen Islamit dhe ligjit islamik.

Gjyqi pritet të marrë gjashtë muaj. Si hap i parë, Gjyakat Kushtetuese do ta përcjellë padinë tek AKP e cila ka një muaj për të dalë me një deklarim mbrojës. Pas kësaj, Jalçinkaja do të lëshojë një opinion teknik mbi rastin.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Më pas, zyrtarët e AKP do të dëshmojnë në mbrojtjen e tyre. Sapo të kompletohet procesi, raportuesit e Gjykatës Kushtetuese do të përgatisin një raport teknik.

Pasi raporti të jetë gati, të 11 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do ta shqyrtojnë atë. Ata do të mblidhen pastaj të vendosin mbi rastin. Duhen së paku shtatë vota të tyre për ta mbyllur AKP.

Tetë nga 11 gjykatësit e panelit janë caktuar nga ish presidenti Ahmet Nexhdet Sezer, një sekularist i vendosur i cili u përlesh shpesh herë me AKP.

Ndërkohë, partia qeverisëse ka në plan të futë një seri amendamentesh kushtetuese që kanë për qëllim ta bëjnë më të vështirë mbylljen e partive. Me partitë e opozitës që nuk dëshërojnë të mbështesin ndryshimet e propozuara, megjithatë, ajo mund të përfundojë e vënë përpara publikut në një referendum.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Destinacioni: Ballkan

Destinacioni: Ballkan

Udhëtimi pa vizë: udha përpara

Udhëtimi pa vizë: udha përpara

Evropa voton: Zgjedhjet e PE 2009

Evropa voton: Zgjedhjet e PE 2009

Turqia: Premtimi dhe Sfida

Turqia: Premtimi dhe Sfida

Më të Kërkuarit e Hagës

Më të Kërkuarit e Hagës

Ndërtimi i Kosovës

Ndërtimi i Kosovës
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Presidenti qipriot Demetrios Kristofias dhe drejtuesi qipriot turk Mehmet Ali Talat ranë dakord këtë javë për një pikë të re kalimi kufitar. Është ky një vrull i ri në bisedimet e ribashkimit?

Po
Jo
Nuk jam i sigurtë

shih rezultatet

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes