Vendimi i ICTY mbi Karaxhiç nxit ndarjen në BiH

07/07/2012

Gjykata në Hagë e liroi Karaxhiçin nga një akuzë për gjenocid.

Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 07/07/12

photo

Radovan Karaxhiç duke folur me ekipin e tij të mbrojtjes në gjykatën e Hagës. [Reuters]

Tribunali i Hagës shpalli të pafajshëm javën e kaluar ish-kreun serb boshnjak Radovan Karaxhiç për njërën nga dy akuza për gjenocid në shtatë komuna, por ai vendim shkaktoi një përçarje të zjarrtë të publikut nëse vrasjet e myslimanëve boshnjakë dhe të kroatëve përtej Srebrenicës në luftën e viteve 1992-95 duhet të konsiderohen gjenocid.

Gjykata tha se prokurorët sollën prova të mjaftueshme për të mbështetur dhjetë akuza -- duke përfshirë akuzën e gjenocidit në Srebrenicë -- dhe nuk pranuan të hedhin poshtë këto akuza.

ICTY gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Karaxhiçit për t'u liruar në mes të gjykimit.

Shumë në Republika Srpska festuan vendimin e gjykatës për ta liruar atë nga njëra akuzë.

"Vendimi është një hap përpara drejt realitetit dhe fshin të gjitha mitet rreth gjenocidit të cilat janë rithënë në BiH gjatë 20 viteve të fundit. Kjo është e mirë, sepse histeria e përgjithshme në lidhje me serbët si popull gjenocid do të ndalet të paktën pjesërisht", tha Rajko Vasiç, sekretar i përgjithshëm i Aleancës qeverisëse të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), për SETimes.

Por zyrtarët dhe qytetarët boshnjakë dhe disa kroatë të Bosnjës e quajtën vendimin një turp.

"Ne kemi përgatitur tashmë një apel për t'u dorëzuar në gjykatë. Kjo gjykatë është më përgjegjësja për të vërtetën që ndodhi në BiH, dhe e vërteta është se gjenocidi ka ndodhur", tha Bakira Hasençiç, presidente e Shoqatës së Viktimave të Luftës në BiH, për SETimes.

Padia u lëshua në maj të vitit 2000, duke zëvendësuar një fillestare të korrikut 1995, në të cilin Karaxhiç është akuzuar për krime të shumta lufte kundër jo-serbëve, duke përfshirë shfarosje, vrasje, vrasje me dashje, përndjekje, deportim, akte çnjerëzore, terrorizim dhe pengmarrje.

"Gjenocid nuk mund të jetë çdo krim lufte që është kryer. Njerëzit e përdorin këtë term shumë shpesh dhe ne e dimë kush e [shpërdoron] më shumë atë", tha Lirik, duke iu referuar boshnjakëve.

"Kjo është fyese, por çfarë tjetër mund të presësh nga Evropa e pabesë? Le të mësojmë një herë e mirë se ne duhet të marrin drejtësinë në duart tona. Qindra civilë të vrarë, kampe; nuk është ky gjenocid? Mos po vrisnin veten gjatë luftës boshnjakët e paarmatosur!? Ne ishim aq naivë ... le të mos jemi kurrë më naivë që të besojmë fashistët!" tha Zlatan Kovacevic.

"Dy mijë civilë në Zvornik dhe zonat përreth, boshnjakët, u vranë brutalisht brenda disa ditëve nën udhëheqjen e këtij përbindëshi gjatë spastrimit [etnik]. Të gjithë të tjerët që ishin të ndryshëm dhe nuk ishin serbë, u përjashtuan, u dëbuan, u mbyllën në kampe ... Ne vazhdojmë të kërkojmë varre masive përreth Zvornikut", tha Mesa Pargan.

Pargan shpjegoi se shumë nga të afërmit e tij, civilë të paarmatosur, u vranë një ditë pasi u torturuan. "Tani disa përpiqen të provojnë se të gjitha palët ishin njësoj për të ulur përmasat e krimit. Çfarë është vrasja e 2000 personave, boshnjakë, përveçse një përpjekje për gjenocid", tha ai.

Pargan paralajmëroi se nëse gjenocidi nuk dënohet si i tillë, ka gjasa të përsëritet. "Nëse kjo nuk ndalohet, nëse nuk është gjenocid, atëherë është i lejueshëm".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Me këtë veprim, gjykata tregon se krimi paguan ... kaq mijëra njerëz u vranë, çfarë tjetër duhet të ndodhë në mënyrë që gjyqtarët e gjykatës së Hagës të vendosin se ishte gjenocid?" pyet Haznadar.

Megjithatë disa u përpoqën të ngrihen mbi përgjigjet emocionale.

"Unë rekomandoj që serbët dhe myslimanët të lexojnë një grimë letërsie para se të shkruajnë. Pastaj ju djema do të kuptoni se ju keni qenë të gjithë dele për t'u qethur, dhe një objekt ambicieje politike ... Ju morët qytetet tuaja etnikisht të pastër dhe mijëra të vdekur. Ata morën miliarda euro në xhepat e tyre, tha Dejan Markovic.

Gjyqi do të vazhdojë me procedurën e provave të ekipit mbrojtjes së Karaxhiçit në mes të tetorit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment