Kritikët dhe përkrahësit ende debatojnë për fitoren e Nikoliçit

02/06/2012

Më shumë se një javë pas fitores, presidenti i zgjedhur i Serbisë Tomislav Nikoliç vazhdon të ndezë pikëpamje të diskutueshme.

Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times nga Beogradi -- 02/06/12

photo

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç u betua të enjten (31 maj). [Nikola Barbutov / SETimes]

Edhe pse u betua si president i Serbisë të enjten (31 maj), fitorja e Tomislav Nikoliç vazhdon të tërheqë polemika të mëdha publike. Disa thanë se për shkak të gjendjes tejet të varfër ekonomike, çdo lloj ndryshimi është i mirëpritur, ndërsa disa -- duke kujtuar të kaluarën e Nikoliçit dhe nacionalizmin e tij ekstrem -- shprehin dyshime nëse ai do të vazhdojë rrugën evropiane të Serbisë dhe bashkëpunimin rajonal.

"Serbia është shndërruar në një vend jashtëzakonisht të paqëndrueshëm, kështu që duket disi logjike që një person i paqëndrueshëm është zgjedhur president i saj", shkruan autori Svetislav Basara në rubrikën e tij në të përditshmen Danas.

Analistët mendojnë se rezultati i zgjedhjeve u përcaktua nga pjesëmarrja e ulët.

Svetlana Logar, nga agjencia e për analizën zgjedhore Ipsos Strategic Marketing, tha se për shkak të pjesëmarrjes së ulët dhe duke hedhur vota të pavlefshme, votuesit shprehën mendimin e tyre për kandidatët.

"Disa do të thonë se qytetarët kanë qenë dembelë dhe nuk kanë dalë në zgjedhje. Megjithatë pyetja është, pse ishin dembelë? Unë do të thosha se ata thjesht nuk i pëlqenin [opsionet nga të cilat të zgjidhnin]," tha Logar për SETimes.

Rasim Ljajiç, kreu i Partisë Social-Demokratike të Serbisë dhe partneri i koalicionit Boris Tadiç, tha se ish-presidenti është "sakrifikuar", dhe ka paguar çmimin për të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve për gjendjen e ekonomisë.

"Ai që është i fundit që duhet fajësuar, që ka punuar me shumë vështirësi dhe e bëri punën e tij sa mundej në rrethanat dhe krizë e sotme të rëndë, doli i humbur", tha Ljajiç për SETimes.

Ljajiç ende e shikon fitoren e Nikoliçit si një surprizë, pasi Tadic ka pasur të paktën një avantazh minimal në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ai u mbështet nga shumica e palëve.

"Mbështetja e palëve ishte me sa duket vetëm verbale dhe nuk arriti të materializohej", tha Ljajiç.

Debati ka qenë gjithashtu i nxehtë edhe në blogosferë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vladimir nuk është i kënaqur me imazhin që Serbia ka përcjellë në botë me zgjedhjen e Nikoliçit. "Tani ne i kemi treguar të gjithëve në rajon që ne me të vërtetë jemi ajo që ne nuk e besonim -- primitivë."

Blogeri anonimus nuk është i kënaqur me orientimin evropian të Nikoliçit. "Serbia ka nevojë për një president që vepron në emër të Serbisë, për popullin serb në Kosovë dhe Metohi. Jo si ky, [me BE-në] që na urdhëron. Ne duhet të kemi një marrëdhënie të mirë me BE-në, me Rusinë dhe të gjitha vendet e tjera," shkroi ajo.

Por disa mendojnë se Nikoliç mund ta drejtojë Serbinë, ashtu si ai udhëhoqi partinë e tij. "Në vetëm tre vjet e gjysmë Nikoliçi ka krijuar një mrekulli: një parti të fortë, që qëndrueshme dhe të begatë," tha progressive.

Por disa nuk janë të gatshëm të pranojnë liderin e ri. "Ti nuk je presidenti im, as nuk do të bëhesh ndonjëherë," tha Vladica.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di