Tarifat e sigurimit të makinave ndikojnë në lirinë e lëvizjes Serbi-Kosovë

28/04/2012

Një marrëveshje qeveritare që synonte të mbronte udhëtimin përtej kufirit po jep efektin e kundërt, veçanërisht mbi shqiptarët në Serbi.

Nga Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë -- 28/04/12

photo

Shtetasit e Serbisë dhe Kosovës gjithnjë e më shumë përdorin taksitë ose transportin publik për të kapërcyer kufirin, duke ditur sigurimin e shtrenjtë të makinave. [Reuters]

Sigurimi i shtrenjtë i makinave i vendosur dhjetorin e kaluar ka penguar transportin përtej kufirit Serbi-Kosovë, duke nxitur një debat të ashpër në lidhje me ndikimin ekonomik të tij në të dyja anët e kufirit.

Masa, e zbatuar sipas marrëveshjes Beograd-Prishtinë më 2011 për të lehtësuar lirinë e lëvizjes, e ndihmuar nga BE, parashikon se të gjitha automjetet që hyjnë në Serbi nga Kosova paguajnë një tarifë sigurimi prej 100 euro në muaj.

Ata që hyjnë në Kosovë nga Serbia paguajnë 105 euro, me një alternativë për një tarifë dy-javore, 60 euro.

Trafiku nga Serbia në Kosovë gjatë katër muajve të parë të këtij viti është përgjysmuar në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, nga 348.000 në më pak se 165.000 automjete, tha policia e Kosovës.

"Udhëtoj me makinën time vetëm deri në Gjilan. Pastaj marr një taksi ose hipi në një autobus për të kapërcyer kufirin në Preshevë," tha Fatlum Ahmedi, një specialist i teknologjisë së informacionit i vendosur në Prishtinë, për SETimes.

Ahmedi tha se vizitonte prindërit e tij në Luginën e Preshevës aty pranë në Serbi pothuajse një herë në dy fundjava, por tha se tani rrallë shkon.

Kërkesa për shërbimet e autobusëve dhe taksive është rritur, siç janë rritur edhe tarifat.

"Është një fakt se tani punojmë më shumë, por gjithashtu paguajmë më shumë," tha shoferi i taksisë Jeton Jusufi për SETimes.

Njerëzit në Luginën e Preshevës duken veçanërisht të prekur dhe kundërshtojnë vendimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar marrëveshjen. Ata thanë se tarifat e lartë të sigurimeve nuk po lejojnë që të ruajnë lidhjet familjare, tregtare dhe ekonomike me Kosovën.

"Kunati im bën shaka duke më thënë se kushton më lirë që ai të hyjë në Kosovë si një banor zviceran sesa për mua," tha Arbeni. Banorët nga shtetet e tjera përveç Serbisë paguajnë 45 euro në muaj për sigurimin e automjeteve në Kosovë, shtoi Arbeni.

Përfaqësuesit politikë nga tre komunat e mbizotëruara nga shqiptarët në Serbinë jugore udhëtuan për në Prishtinë për të shprehur shqetësimet e tyre dhe u takuan me Zëvendës/Kryeministrin Hajredin Kuçi.

Pas takimit, Kuçi premtoi se qeveria do të shqyrtojë mundësinë e uljes së tarifës për sigurimin e automjeteve.

Por shumë janë të inatosur dhe arsyetojnë se shqetësimi i Prishtinës për shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk krahasohet me politikën e kujdesin e Beogradit për serbët në Kosovë.

"[Kryeministri Hashim Thaçi] duhet të marrë shembull nga [ish-Presidenti Boris] Tadiç i Serbisë sesi duhet të mbrohen interesat e kombit të tij," tha blogeri Bekim Ahmeti, duke përmbledhur pikëpamjen e shumë të tjerëve.

Problemi ka nxitur lexues të gazetave që të shkruajnë artikuj. Fehmi Ramadani tha se ndikimi neto i marrëveshjes mbi lirinë e lëvizjes është "getoja e shqiptarëve në luginë".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Në vend që t'i gëzohen marrëveshjes, janë shtyrë më thellë në geto dhe izolim," tha ai.

Disa thanë se çështja shkon përtej ekonomisë e politikës. Kostoja nuk mund të jetë pengesë për ruajtjen e marrëdhënieve njerëzore, sipas anonimit dhe gjëja e rëndësishme është të jenë të gatshëm e të lejohen të kalojnë kufirin. "Për ata që kanë një partner nga Gjilani ose Preshevë edhe 100 euro nuk është asgjë për të shkuar e për të parë familjen," tha ai.

Një grup i vogël shqiptarësh nga Presheva organizuan një protestë muajin e kaluar në kalimin kufitar me Kosovën kundër tarifës së lartë të sigurimit, duke arsyetuar se tarifa është e papërballueshme për shumë vetë. "Ndihmoni luginën, mos lejoni që të izolohemi," lexonin pankartat.

Por Boye arsyetoi se protestat janë një mjet jo i efektshëm i trajtimit të problemit. Rekomandimi i tij: "Shqiptarët atje nuk duhet të ankohen kundër tarifave të larta të sigurimit të makinave. Ata duhet të kërkojnë shtetësinë e dyfishtë, të drejtën për një pasaportë të Kosovës dhe shtetësi."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment