Teatrot rajonale: laureati Nobel Ivo Andriç është trashëgimi e përbashkët

13/04/2012

Një bashkë-prodhim teatri rajonal mbështetur në një roman të famshëm rreth tolerancës nga Ivo Andriç hap dyert për të rritur bashkëpunimin rajonal kulturor.

Nga Bedrana Kaletoviç për Southeast European Times në Tuzlë -- 13/04/12

photo

Kopështi i Djallit i Ivo Andriçit u shfaq në teatrin Kabare të Bosnjë dhe Hercegovinës në Tuzlë. [Teatri Kabare, Tuzla]

Tre teatro të pavarur në Serbi, Kroaci e në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) kanë bashkë-prodhuar një pjesë mbështetur në romanin Kopështi i Djallit të Ivo Andriçit për të shënuar 120 vjetorin e lindjes së autorit e 50 vjetorin e marrjes prej tij të Çmimit Nobel për Letërsinë.

Pjesa rindezi debatin rreth kombësisë së Andriçit si dhe të asaj se cili nga të tre vendet mund t'i pretendojë veprat e tij. Secili vend e përfshin Andriçin në antologjitë përkatëse të kulturës së tij.

Andriçi lindi dhe u rrit në një familje katolike në BiH, por kaloi një pjesë të jetës së tij e vdiq në Beograd.

"I kujt është Ivo Andriçi? Dilema e atmosfera e njëjtë ka mbetur gjithë këto vite sepse gjithkush e dëshiron Andriçin për vete," tha për SETimes Nebojsha Bradiç, regjisor i pjesës nga teatri Virovitica në Kroaci.

Pjesa debutoi në nëntor 2011, por po fiton më shumë vend në teatro këtë vit, duke ditur përvjetorin e Andriçit.

Ky është bashkëprodhimi i parë nga teatrot rajonale nga Serbia, Kroacia e BiH pas konflikteve të viteve 1990, që kanë hapur derën për bashkëpunimin kulturor rajonal në rritje.

Shikuesit duken të jenë tërhequr pikërisht sepse teatrot -- aktorët si dhe ekipet pas skenave -- po i rezistojnë një metode nacionale-ideologjike e po e trajtojnë Andriçin si trashëgimi të përbashkët.

"Bashkëpunimi ka arritur përvojë të çmueshme duke hequr pengesat rajonale. Arti si një prodhim i shpirtit po thyen të gjitha muret, ashtu si [rrëzimi i] Murit të Berlinit. E njëjtë do të ndodhë me murin rreth Andriçit," tha kritiku i artit Vojisllav Vujanoviç.

Teatrot e mëdha kombëtare nuk shfaqin as një vepër të vetme të Andriçit, sipas Vllado Keroseviç, një aktror pjesëmarrës nga Tuzla. "Kjo sugjeron alternativat e ndryshme politike që janë pas këtyre teatrove nuk e gjejnë të favorshme të vënë në skenë punët e Andriç," tha Keroseviçi për SETimes.

Por disa, si regjisori i njohur ndërkombëtarisht Emir Kusturica -- lindur në Sarajevë, shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të pikëpamjeve nacionaliste serbe të tij -- i përmbahen asaj se trashëgimia kulturore e Andriçit duhet të shihet brenda kufijve të kulturës kombëtare.

"[Andriçi] vdiq në Serbi si një serb e mori Çmimin Nobel si një serb. Ai nuk është një lloj hapësire diplomatike ... që të ndahet," tha Kusturica.

Serbë të tjerë cilësojnë komentet e Kusturicës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Padyshim përkatësia kombëtare e shkrimtarit nuk është shumë e rëndësishme, por ka diçka që quhet testamenti i autorit e që respektohet pa kusht kudo. Në këtë rast, testamenti i autorit ishte të ishte një shkrimtar serb ... Një proverb thotë, kur ai është i gjithëkujt, ai është i askujt," tha Komaja.

Gjithsesi të tjerë janë skeptikë e dyshojnë ndikimin e huaj. "BE e detyroi këtë bashkëpunim ... Mos të bëhemi budallenj; kjo nuk është dashuri, por interes i pastër," tha dokle prasina.

"Mes dashurisë e interesit janë alternativa pafund. Këto përbëjnë kulturën," ja ktheu spasenija kolcek.

Drejtori i teatrit Jasen Boko sqaroi synimet e teatrit. "Hymë së bashku në bashkëprodhimin e pjesës, që lidh teatrot në tre shtete që e konsiderojnë se Andriçi është pjesë e tyrja, përveç të qënit trashëgimi e kulturës botërore ... Arsyet janë artistike, pasi tashmë ka mjaft njerëz që bëjnë politikë në vendet tona."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ballkani merr masa parandaluese kundër përhapjes së EbolësBallkani merr masa parandaluese kundër përhapjes së Ebolës

Ekspertët paralajmërojnë se Ebola është një kërcënim i madh për rajonin dhe mund të përdoret si një armë nga terroristët.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) do që të ndryshojë kuranin për ta përshtatur ndaj formës së tij ekstremiste të Islamit. Mendoni ju se përpjekja do të sprapset nga popullsia e botës muslimane?

Po
Jo
Nuk e di