Turqit protestojnë rregulloret e reja të mjeteve të komunikimit, censurën e internetit

19/11/2011

Nga Anna Wood për SETimes në Stamboll – 19/11/11

Turqit shprehin shqetësime dhe pakënaqësi për legjislacionin që synon të kontrollojë portalet e lajmeve në internet, si dhe filtrat e detyrueshëm qeveritarë.

photo

Mijëra vetë protestuan kundër rregullave në maj. [Reuters]

Censura e internetit ka qenë një temë tepër e debatuar dhe e diskutuar në Turqi që nga maji, kur mijëra të rinj turq mbushën rrugët për të protestuar filtrat e detyrueshëm qeveritarë të internetit të propozuar së fundmi.

Javët e fundit kanë vazhduar në të njëjtën vijë, ndërsa kundërshtimet ndaj masave të qeverisë, të cilat shumë i konsiderojnë akte censure, janë parë gjerësisht në blogjet turke dhe median sociale.

Kur CNN Türk raportoi se gjigandi i internetit e listoi Turqinë si një nga dhjetë vendet më të censuruara, uebsajte si Yeni Medya dhe Sosyal Medya Pazarlama ishin të parët që e riqarkulluan lajmin për lexuesit e tyre.

Renditja mesa dukej bazohej në censurimet që i bënin vendet uebsajtit të videove YouTube. Të qenit në këtë listë të veçantë me dhjetë vende nuk ishte për krenari kombëtare.

Filtrat detyrues që shkaktuan kaq zemërim, në maj fillimisht duhej të vendoseshin në punë në 22 gusht, por janë shtyrë disa herë. Data aktuale që pritet është e marta (22 nëntor). Ka ende ankth dhe zemërim në lidhje me zbatimin në pritje të filtrave, siç thekson një postim së fundmi në Inci Sozluk. "

Ata thanë 22 gusht, asgjë nuk u mbyll. Thanë 22 shtator, sërish asgjë nuk u mbyll. Nuk e kuptoj. Edhe nëse e mbyllin, ka sërish servera proksi; ne do të hyjmë në çdo faqe interneti, mos u shqetësoni."

Në vija më serioze, Shoqata Alternative e Teknologjive të Informacionit (AITA) sapo njoftoi në Yeni Medya se ka aplikuar për të revokuar sistemin e filtrimit të internetit. Organizata argumenton se masës i mungon baza ligjore, dhe argumenton më tej se më e mira që mund të thuhet për prezantimin e filtrave nga ana e qeverisë si "vullnetare" është ta quash "jo të sinqertë".

"Sipas Kushtetutës Turke, Neni 13, të drejtat dhe liritë themelore mund të kufizohen vetëm me ligj. Për këtë arsye, këtij vendimi i mungon baza ligjore," argumenton AITA.

"'Parimet dhe Procedurat për Shërbim të Sigurt Interneti' është një proces rregullator administrativ i cili do të implementohet në gjithë vendin dhe do të ndikojë miliona persona. ICTA ka kontrolluar një fushë me një proces administrativ që nuk kontrollohet nga ligjet," vazhdon AITA.

Përveç filtrave të internetit, vëmendjen e popullit e ka tërhequr edhe propozimi i ri i qeverisë turke për të nënshtruar burimet e pavarura të lajmeve online ndaj të njëjtave ligje që aplikohen për kanalet kryesore të medias.

Zëvendës kryeministri Bülent Arınç e shpalli planin në 1 nëntor, duke shtuar se ndryshimi do të ishte gati për implementim në janar. Masat e propozuara do të ndikonin një spektër të vogël portalesh të pavarura lajmesh në internet, dhe disa kanë frikë se kjo do të shërbejë për të heshtur zërat që nuk ndjekin rrymën e përgjithshme.

Ishin të shpejta reagimet ndaj këtij njoftimi. Organizata e Publikuesve në Internet, një grup që e sheh veten si zëdhënës të sajteve të lajmeve online, postoi një deklaratë ku shprehej se "ligji i ri duhet të flasë mbi të drejta, dhe jo mjete censure."

AITA iu adresua menjëherë kësaj çështjeje në një artikull që u ripublikua në një numër platformash duke përfshirë Medya Tava.

"Për shkak të paqartësisë së përkufizimit të saj, kjo rregullore synon një fushë shumë të gjerë komunikimi, dhe në fakt përfshin interesat e të gjithë përdoruesve aktuale dhe të ardhshëm të internetit," thotë artikulli.

"Ne kërkojmë që qeveria të ndajë menjëherë përgatitjet përkatëse për këto rregullore me publikun e gjerë në mënyrë transparente," vazhdon artikulli.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Jashtë këtyre dy rregulloreve të planifikuara, nga njëra anë filtrat e të gjithë përdoruesve të internetit, dhe nga ana tjetër aplikimi i rregullave të medias zyrtare për publikimet online, censura mbetet një shqetësim i përgjithshëm për qytetarët e përditshëm turq dhe për median në veçanti.

Uebsajte si Zen Station së fundmi përhapi një video të profesorit Ahmet Ercan duke folur në TRT, një kanal televiziv shtetëror. Audioja hiqet sapo ai fillon të kritikojë qeverinë për mospërdorim të parave nga një taksë e përkohshme për tërmetet, e cila është kthyer në taksë të përhershme, për t'iu përgjigjur tërmetit në Van.

"Taksa e përkohshme e tërmetit është kthyer në taksë të përhershme, gjatë qeverisjes së Partisë AK dhe kur ai [Ercan] thotë se ndërtesat e shkatërruara të qytetarëve duhet të rindërtohen duke përdorur paratë nga kjo taksë…" shkruan postuesi.

Ndërkohë që Turqia mund të jetë në listën e dhjetë vendeve më të censuruar sipas disa standardeve, turqit nuk duket se do të ndalojnë protestat kundër censurës për të ardhmen e afërt.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment