Regjistrimi i popullsisë së Kosovës: 1,8 milionë njerëz, 1,6 milionë votues

11/06/2011

Konstatimet e regjistrimit të popullsisë befasojnë dhe zhgënjejnë shumë shqiptarë.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 11/06/11

photo

Numri i shqiptarëve të Kosovës kanë qenë konsideruar prej kohësh si një pikë e fortë. [Reuters]

Rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë të Kosovës vazhdojnë të nxisin debatin para se të finalizohen këtë muaj.

E përditshmja e Kosovës Zëri ka raportuar se regjistrimi, i cili u zhvillua në prill, e nxorri popullsinë e vendit në 1,8 milion njerëz -- por numri i zgjedhësve të regjistruar në zgjedhjet e fundit ishte 1,6 milion.

Një nga faktorët që bëjnë që në Kosovë të ketë më pak se dy milionë banorë është emigracioni i vazhdueshëm drejt shteteve evropiane, tha për Koha Ditore përfaqësuesi i Zyrës së Statistikave të Kosovës, Sabri Zaerbgja.

Por, shtoi Zabergja, u numërua edhe diaspora.

Blogerët pasqyrojnë sensin e përgjithshëm të befasisë dhe zhgënjimit, duke qenë se numri i shqiptarëve të Kosovës prej kohësh ka qenë i konsideruar si një forcë. Ata parashtrojnë pyetje në lidhje me saktësinë e regjistrimit, si dhe efektet e saj në sensin e ekzistencës kombëtare të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

"Kjo nuk ka kuptim. Kjo është sikur ta ketë kryer regjistrimin e popullsisë Serbia. Unë mendoj se kjo është bërë me qëllim për të zvogëluar numrin e shqiptarëve," tha Arti, duke shprehur dyshimet e disa shqiptarëve.

Arti veçanërisht pyet se si mundet që numri i banorëve në disa qytete të jetë i barabartë me numrin e votuesve. "Ne jemi një shtet me një popullsi të re. Por unë mendoj se rreth 700,000 njerëz mungojnë në këtë rezultat," përfundoi ai, duke iu referuar numrit që mendohet të jetë i emigrantëve shqiptarë të Kosovës.

"Ky është turp," përmblodhi me pak fjalë Arusha ndjenjën mbizotëruese të pabarazisë të perceptuar.

"Mos u habisni me rezultatin e regjistrimit të popullsisë. Ai është pothuajse i saktë," kundërvihet Katundari.

Rahmani është dakord, duke argumentuar se numri i popullsisë së regjistruar është shumë i lartë, duke pasur parasysh normën prej 45% të papunësisë së Kosovës. "A ka punonjës që mungojnë në fabrika? Jo, as me atë numër njerëzish, ne kemi një ushtri të rinjsh të cilët [nuk kanë arritur] të gjejnë një punë për vite dhe dekada."

Ka përfaqësues të diasporës si Qamil, të cilët pavarësisht kohës së zgjatur të regjistrimit të popullsisë për të lejuar këdo të numërohej, ankohen se ata nuk u numëruan. "Të gjithë fëmijët tanë kanë lindur në Kosovë dhe nuk mundëm të regjistroheshim. Janë 13 anëtarë në këtë familje," tha ai.

Qamili kontaktoi komisionin e regjistrimit të popullsisë nëpërmjet internetit, duke u kërkuar të regjistrohen. "Përgjigjia e tyre ishte se nëse duan të regjistrohen, duhet të vini dhe të jetoni këtu." tha Qamil.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Të tjerët pretendojnë se kishte probleme në Veriun e Kosovës të mbizotëruar nga serbët -- i cili kryesisht e bojkotoi regjistrimin e popullsisë. "Unë jam në pjesën veriore dhe asnjë nuk erdhi të na regjistronte ne," tha Timi-Mitrovica.

"Asgjë nuk është e pazakontë këtu pasi gjërat që ndodhin në Kosovë ndodhin kudo në botë," tha Kastriot. Ai argumenton se shifra prej 1,6 milion votuesish është pak e ekzagjeruar. "Nuk do të ishte një surprizë që në Drenicë, stërgjyshi dhe katragjyshi të kenë votuar njëri pas tjetrit. Ata kanë vdekur, por dolën nga varri që të votonin."

Musa Gjilani argumenton se regjistrimi i popullsisë do të godasë Kosovën si një bumerang. "Kjo ulje e pazakontë e normës së lindjeve do të jetë e tmerrshme për Kosovën," shkruan ai.

Fatsumi nuk është i habitur. "Ata që arrijnë të mendojnë, mund t'i kuptojnë këto shifra: Regjistrimi i popullsisë nuk i ka përfshirë si banorë, e cila do të ishte natyrale, bashkëkombësit tanë që jetojnë jashtë; lista e votuesve ka përfshirë të gjithë qytetarët tanë të regjistruar në regjistrat e lindjeve. Kjo është e qartë," shkruan ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di