06/05/2011
A do të kapërcejë presidentja e Kosovës politikat e partive dhe a do të zbatojë përmirësimet e duhur?
Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 06/05/11
![]() Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës Atifete Jahjaga shtrëngon duart me anëtarë të parlamentit pas bërjes së betimit më 7 prill. [Reuters] |
Një muaj pasi parlamenti i Kosovës zgjodhi 35 vjeçaren Atifete Jahjaga si presidente, ajo mbetet një temë e diskutimit të gjallë midis blogerëve.
Jahjaga, e para kryetare e shtetit e vendit, ishte një kandidate kompromisi në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA mes udhëheqësve të qeverisë, opozitës dhe Behgjet Pacollit, fitorja e të cilit në shkurt u shpall jo-kushtetuese.
Marrëveshja parashikon që Jahjagën të qëndrojë në funksion për gjashtë muaj përpara sesa reformat ligjore dhe zgjedhore të hapin rrugën për zgjedhjen e një presidenti nëpërmjet një votimi të drejtpërdrejtë.
"Ajo ka tani punën më të vështirë, atë të ekuilibrimit të nevojave dhe të dëshirave të popullit me kërkesat e elitës politike për t'i shërbyer atij. Zgjedhja e një të pavaruri në funksionin më të lartë sjell shpresë tek ata që nuk dëshirojnë të shohin shpërdorim të pushtetit," shkroi Arben Idrizi, duke përmbledhur pikëpamjen e përgjithëshme.
Për fat të keq, shtoi ai, ajo do të ketë të ngjarë të detyrohet që "të punojë sipas vullnetit të partive politike", duke penguar kështu aftësinë e saj për të nxitur qeverisjen e mirë.
Hajdari, ndërkohë, mendon se loja është tashmë është manipuluar. "Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka patur gjithnjë një mision për të mbajtur funksionin e presidentit për vete, por tani ata pranuan që t'a dobësojnë funksionin, për ta bërë atë më kollaj të manipulueshëm nga partitë politike," pretendon ai.
Justin është më optimist. Jahjaga, shkruan ai, ka vërtetuar tashmë aftësitë e saj si zëvendës/drejtore e policisë dhe metoda e re që ajo sjell në presidencë do t'a ndihmojë atë që të përmbushë me sukses përgjegjësitë e saj.
"Kosova ka nevojë për një presidente. Një grua si kryetare e shtetit nuk shihet shpesh në botë, por sa më shumë gra të përfshihen në qeveri, aq më shumë sukses do të kemi," shkruan ai.
Remzi mendon se ajo mund të jetë më e efektshme sesa homologët e saj. "Kemi dy zëvendës/kryeministre, njëra po diskuton me Seerbinë, dhe tani presidentja. Kjo na jep shpresë se një grua do t'a bëjë punën më mirë sesa e bënë udhëheqësit tanë," sugjeron ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes