Do të rritë Serbia pagat e pensionet?

13/08/2010

Ndërsa qeveria haet me recesionin, shumë serbë po humbasin durimin me kushtet e shtrënguara jetësore.

Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 13/08/10

photo

Pensionistët nuk kanë parë rritje në pagesat e tyre për dy vjet. [Nikola Barbutov/SETimes]

Kriza ekonomike dhe deficiti i buxhetit që kanë mbërthyer Serbinë i kanë mbajtur pensionet dhe pagat e sektorit publik në të njëjtin nivel për dy vjet. Ato duhet të shkrijnë në 2011, por disa ministra thonë se rritja mund të ndodhë më parë se kjo.

Takuar me përfaqësuesit e FMN i cili vitin e kaluar i dha vendit një kredi shumë miliard euro për ta ndihmuar atë t'ja dalë rënies aktual, ministri i ekonomisë dhe zhvillimit rajonal Mllagjan Dinkiç ka propozuar një rritje graduale prej rreth 4% në pagat e pensionet.

"Jam thellësisht i bindur kjo mund të bëhet pa ndonjë kosto të madh, në tremujorin e fundit të këtij viti ose mund të bëhet në fillim të vitit tjetër më së shumti," tha Dinkiç.

Ministri i punës dhe çëshjteve sociale Rasim Ljajiç është më i matur. Ai thotë se nuk ka burime në dispoziciuon për një rritje të pagave dhe se ai është kundër marrjes së kredive dhe shtimit të defiçitit të buxhetit për këtë qëllim.

"Po të ketë rritje ekonomike, kjo do ta sjellë atë. Atëhere askush në qeveri nuk mund të jetë kundër kësaj," tha Ljajiç.

Blogerët përgjithësisht janë tepër kritikë ndaj ngrirjes.

Logicar Panonski pasqyron një pikpamje të përgjithëshme që burimet për rritjen e pagave mund të ndahen mënjanë në qoftë se punëdhënësit paguajnë rregullisht të gjitha taksat dhe kontributet sociale për punonjësit e tyre.

"Si mund ta trajtojmë ne seriozisht problemin e kontributeve të papaguara? Edhe kompanitë e huaja paguajnë tani gjysmën e pagave në llogari dhe gjysmën me të holla në dorë," shkruan ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Miki Murga thotë se fuqia blerëse e familjeve në Serbi ka rënë në mënyrë drastike. "Më parë ne blinim shalqinin të tërë, tani shoh njerëz që e blejnë atë përgjysmë. Kjo do të thotë se deri kur ta blejmë me thela, ka ende vend për plaçkitje!"

Në portalin e medias të B92, Uca dërgon një mesazh të qartë për qeverinë aktuale: "Gjatë dy viteve të fundit paga ime ka rënë me 100 euro. Nuk dua t'ja di se pse! Kjo qeveri: kurrë më!"

Shoku i tij përdorues i B92 Drako është gjithashtu i pakënaqur dhe i zemëruar. "Ime shoqe ka një gradë master në shkencat mjekësore, unë kam një gradë në shkencat e informacionit," shkruan ai. "Pagat totale një korrik 2010 qenë 805 euro. Të ardhurat në korrik 2008 qenë 1,110 euro."

Drako thotë se i ka ardhur ku s'mban me partitë në pushtet dhe "gjithë të tjerat". Pas 20 vitesh të dramës politike, shkruan ai," Kosova nuk më intereson mua fare. Ashtu si krenaria kombëtgare, dinjiteti dhe përralla të tjera për budallenjtë... Unë thjeshtë dua të jetoj."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment