Blogerët vrasin mendjen: a ka një çmim jeta njerëzore?

19/03/2010

Vendimi për t'i paguar 250,000 euro zhdëmtim familjes së Presidentit serb të vrarë Ivan Stamboliç i kthen blogerët në brutalitetin dhe shtypjen e rregjimit të Millosheviçit.

Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd --19/03/10

photo

Më 2004, të pandehurit u ndoqën penalisht në Beograd për vrasjen më 2000 të ish-Presidentit Ivan Stamboliç. [Getty Images]

Ish-Presidenti serb dhe ish-kreu i Partisë Komuniste Ivan Stamboliç u njoftua si i humbur më 2000, pak përpara sesa Sllobodan Millosheviç të rrëzohej nga pushteti. Tre vjet më pas, trupi i Stamboliç u gjet në një gropë, i mbuluar me gëlqere.

Një vendim gjykate pohoi se vrasja u urdhërua nga Millosheviç, pasues i Stamboliç dhe një kohë ndihmësi i afërt i tij.

Javën e kaluar, shteti i pagoi familjes së Stamboliç 250,000 euro zhdëmtim. "Eshtë e padiskutueshme se shuma nuk është e mjafttueshme dhe se në disa vende europianë të tjerë do të shkonte në disa milionë. Megjithatë, kapaciteti ekonomik i tanishëm i shtetit nuk lejon për më shumë," tha zyrtari i Ministrisë së drejtësisë Sllobodan Homen.

Blogerët po reagojnë ashpër ndaj vendimit të shtetit. Shumë janë veçanërisht të mërzitur nga fakti se Partia Socialiste e Serbisë, më parë e kryesuar nga Millosheviç, është tani pjesë e rëndësishme e koalicionit në pushtet, së bashku me forcat që dikur luftuan rregjimin jo-demokratik.

"Edhe pas këtij vendimi, disa ministra kanë ende një fotografi të Sllobodan Millosheviçit, një vrasës i provuar, të varur në murin e zyrës së tyre! Tadiç, pse je në koalicion me ta?" pyet Misa në b92.net.

Bezimena është gjithashtu e pakënaqur me koalicionin e tanishëm të Partisë Demokratike të Tadiç me Socialistët: "Pasoja e pajtimit ceremonial midis Partisë Demokratike dhe Partisë së vjetër Socialiste të Serbisë ka prodhuar padrejtësi mbi padrejtësi. .. E ka vënë re ndonjë se Zoran Gjingjiç po lëviz në varrin e tij?"

Intelektualac i vjen inat që jeton në një vend ku zyrtarët e lartë janë vrarë. "Hej, republikë e bananeve, ke dy shtetarë të vrarë në historinë tënde të fundit. Dhe e gjitha kjo kushton 250,000 euro nga xhepat e shtetasve të pafajshëm taksapagues? Të të vijë turp, Serbi, çdo ditë"

Damir kujton se Serbia kohët e fundit i pagoi zhdëmtim familjes së një studenti kolegji të Nju Jorkut, të rrahur gati për vdekje nga studenti serb Milladin Kovaçeviç, i cili pastaj iku nga Shtetet e Bashkuara me qëllim që t'i shmangej akuzave. "Ky shtet kohët e fundit i pagoi një milion dollarë një shtetasi të huaj si zhdëmtim për disa dëmtime të rënda fizike. Ajo që ndodhi me familjen e Stamboliç është në mënyrë të pamatshme më keq."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ivan Cacaj përsërit se rregjimi i Millosheviçit bëri më shumë se shkaktimi i dhimbjes familjes së Stamboliç. "Imagjinoni, kur të dalin dhimbjet mendore, fizike, materiale apo të llojeve të tjera ... nuk do të kemi sa duhet edhe sikur të fillojmë të shtypim para."

Në Blic, Zoran argumenton se shteti nuk duhet t'i paguajë zhdëmtim familjes së Stamboliç me paratë e taksapaguesve. "Shtetasit dhe taksapaguesit serbë nuk janë ata që kanë urdhëruar vrasjen e Stamboliç dhe nuk janë përgjegjës për të. Ai që urdhëroi, organizoi dhe kreu atë krim duhet të paguajë për të. Ekziston prona e mbetur pas vdekjes së Millosheviçit, ekziston prona e (Milorad Ulemek) Legija dhe e horrave të tij, kjo pronë duhet të merret dhe të përdoret për të zhdëmtuar familjen e Ivan Stamboliç."

Duke botuar në faqen në internet të TV shtetëror RTS, përdoruesi Anonimus i kujton gjithkujt për rrethanat në të cilat u vra Stamboliç dhe mizorinë e rregjimit të Millosheviçit.

"Ky njeri vdiq në gëlqere. Nuk mund të besoj se ndokush mund të thotë ndonjë gjë të mirë për Millosheviçin. Kjo është pse jemi këta që jemi, sepse janë disa që nuk kanë mësuar asgjë nga përvoja dhe kjo është tragjike," shkruan ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment