Bullgaria: GMO apo jo GMO?

12/03/2010

Blogerët po i qëndrojnë me forcë përpjekjes së qeverisë për të zbutur kufizimet mbi kultivimin e Organizmave Gjenetikisht të Modifikuar në përputhje me legjislacionin e BE.

Nga Blogeri Evropian Juglindor për Southeast European Times -- 12/03/10

photo

Presidenti i Parlamentit Evropian Jerzhi Buzek mban leksion në Universitetin e Sofjes. ]Getty Images]

Organizmat Gjenetikisht të Modifikuara (GMO) kanë shkaktuar një zallahi në Bullgari, duke çuar në debate parlamentare dhe protesta publike lidhur me heqjen e ndalimit pesë-vjeçar të vendit ndaj GMO-ve.

Në mes të janarit, parlamenti dha një lexim të parë miratues ndaj amendamenteve të aktit të GMO propozuar nga qeveria e GERB, për të lehtësuar kufizimet e GMO dhe për t'u përputhur me legjislacionin e BE.

Megjithatë, nga fillimi i shkurtit, GERB ra nën presion të fortë nga partitë në të gjithë spektrin politik, si dhe nga OJQ-të, lidhur me rreziqet potenciale shëndetësore të GMO-ve. Deputetët e Bashkimit të Forcave Demokratike, të opozitës bënë thirrje për ndalimin e eksperimenteve fushore të prodhimit për verërat, grurin, farërave të kolzave dhe duhanit.

Kapur ngushtë, kryeministri Bojko Borisov nisi fushatën kundër GMO ndërsa anëtarët e kabinetit të tij bënë ndryshe. Ministri i bujqësisë Miroslav Najdenov bile votoi për futjen e ushqimit të modifikuar gjenetikisht për kafshët në vendet e BE gjatë një takimi të këshillit të BE.

Në reagim ndaj protestave publike që pasuan, Borisov tha në Nova TV më parë këtë muaj se ai dhe kryetarja e parlamentit Çeçka Kaçeva garantojnë se GMO-të nuk do të lejohen jashtë laboratoreve qoftë edhe nën kërcënimin e sanksioneve nga BE.

Por presidenti i Parlamentit Evropian Jerzhi Buzek e komplikoi më tej punën gjatë vizitës së tij në Bullgari në 3 mars kur ai tha se "ishte shumë e zorrshme të kundërshtoheshin GMO-të tërësisht".

Presidenti Georgi Parvanov u përgjigj këtë javë se ai do të vërë veton ndaj çdo amendamenti që i mungojnë masa strikte mbrojtëse të GMO. Ai tha gjithashtu se mund t'i kërkojë parlamentit të mbajë një referendum kombëtar për të mbajtur ndalimet e GMO.

Deri tani, pesë komuna janë deklaruar të lira nga GMO nga autoritetet lokale. Përveç kësaj, prodhimet e modifikuara gjenetikisht janë ndaluar në zonat e Rrjetit Ekologjik Kombëtar dhe në një rreze 30 km rreth tyre.

Ndërsa beteja legjislative ndizet, Kaçeva komisionoi studimin e opinionit publik që tregoi se 71% e bullgarëve besojnë se rreziqet nga GMO i tejkalojnë përfitimet e mundëshme. Blogerët janë gati njëzëri dakord me këtë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ogy Kovaçev do të tregojë qëndrimin kategorik të bullgarëve ndaj GMO-ve. "Ne jetojmë në një vend ku 70% e tokës i korrespondon kërkesave për prodhim bujqësor të pastër ekologjikisht. Eko-bujqësia dhe eko-turizmi janë strategjia jonë më përfituese për zhvillimin."

Ludmila Saveva dhe Borislav Sandov pretendojnë se publiku u mashtrua nga qeveria në "takimin e fundit, skandaloz të komitetit parlamentar për mjedisin dhe ujin përpara se akti i GMO të vihej për një lexim të dytë." Të dy ata pohojnë se asnjë nga pesë kërkesat publike kryesore për të kontrolluar GMO-të me siguri, që ju dhanë më parë Kaçevës, nuk u morën parasysh.

Freedom, Sanço … ka përshtypjen për vizitën e Buzek si një akt të pajustifikuar presioni dhe i rekomandon atij "të shohë punën e vet...sepse ne nuk bëhemi merak [nga përfundimi i tij] se GMO-të ndihmojnë të luftohet uria në botë".

nadia i bën jehonë ankthit kolektiv që "askush nuk mundet të provojë se GMO janë të dëmshme. Në qoftë se farat nga 'Monsanto' janë përdorur dhe rrezja mbrojtëse prej 30 km është respektuar...nuk mendojnë ekspertët tanë se kulturat e tjera do të preken? Çfar do të ndodhë me prodhimet tona ekologjike, kosin tonë me të cilin mburremi?"

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment