05/02/2010
Bullgarët zihen për tërheqjen e këshilltarit ekonomik të kryeministrit dhe të tjerëve.
Nga Balkanblogs për Southeast European Times -- 05/02/10
![]() Kryeministri Bojko Borisov. [Getty images] |
Tre javë pasi Rumjana Zheleva tërhoqi propozimin e saj për detyrën e komisionerit të Bullgarisë në BE, përfundimisht duke ikur nga të gjitha detyrat shtetërore përmes kritikave të rënda, dorëheqjet kanë prekur qeverinë në Sofje.
Anëtari i mëparshëm i parlamentit Kolio Paramov dha dorëheqjen si këshilltari ekonomik i Kryeministrit Bojko Borisov pas një jave të shkurtër në detyrën që e mori më 21 janar. Paramov u kritikua për kërcënimin e stabilitetit të fiksimit te monedhës së Bullgarisë si dhe për qënien një agjent i sigurimit gjatë rregjimit komunist.
"Po jap dorëheqjen në mënyrë që t'a bëj më të lehtë për kryeministrin," tha ai.
Ai fajësoi opozitën e qendrës së djathtë, Koalicioni Blu, për pengimin e debatit të lirë të nevojshëm gjatë krizës ekonomike, duke e quajtur gjendjen e papunësisë së lartë dhe rritjes së borxheve "me të vërtetë të keqe".
Ngjashmërisht, Ilian Mihov njoftoi javën e shkuar se ai pezullon propozimin e tij si zëvendës/kryeministër. Mihov ishte caktuar të bashkërendojë futjen e euros dhe thithjen e fondeve të BE.
E ardhmja e tij në qeveri dhe deklaratat e tij të kaluara rreth ndryshimit të fiksimit monetar të Bullgarisë shkaktoi debat të gjerë anembanë blogosferës bullgare. Mihov tha: "Sapo të bashkohemi [me zonën euro] do të jetë e qartë se do të ruhen normat e tanishme të shkëmbimit, kështu që nuk mund të ketë spekullime për ndikimin tim të mundshëm mbi fiksimin e monedhës."
Përgjithësisht, blogerët bullgarë do t'u pëlqente të shihnin që Paramov dhe Mohov të jepnin dorëheqjen.
Georgi Angelov dhe Svetla Kostadinova argumentojnë në Economics Blog se të dy këshilltarët ikën për shkak të "sugjerimeve dhe komenteve lidhur me bordin monetar. Bordi monetar funksionon mirë për 12 vjet dhe nuk duhet prekur."
Angelov and Kostadinova u kujtojnë lexuesve se "kur Bullgaria përjetoi deficite të mëdha të buxhetit, shvlerësime dhe inflacion të lartë, ekonomia ishte në stanjacion, ndërsa qeveritë pasardhëse mbetën në pushtet vetëm për pak muaj."
Blogeri jingsmaboab beson se ka një element më të thellë politik në dorëheqjen e Paramov pas një jave në punë, që është një mënyrë për Partinë Socialiste Bullgare (BSP) të opozitës për të diskredituar kryeministrin. "Borisov do të fitojë mjaft besueshmëri nëse do të heqë të gjithë ish-agjentët e sigurimit komunist nga qeveria e tij," tha ai.
Jo kështu, tha CBfan që shkruan se "përzënia e Mihov është një primitivizëm i plotë dhe unë nuk e di pse [gjithkush] vazhdimisht paraqiti keq atë që ai sugjeroi". Vënia e Mihov "në të njëjtin nivel me lehjet e Paramov është për të qeshur", shkroi ai.
Don Pereira mbrojti gjithashtu Mihov, duke shtuar se zyrtari e provoi veten "një makroekonomist i shkëlqyer" dhe një profesor në shkollën me emër të biznesit INSEAD. "Marrja e funksionit të zëvendës/ministrit do t'i hiqte atij të ardhura më të mëdha në fusha të tjera të jetës profesionale të tij," thotë ai.
Anëtari i parlamentit Marтin Dimitrov kujtoi propozimin e Paramov për të shvlerësuar levën bullgare në nivelin 1:4 ndaj euros. "Një normë e tillë do të shvlerësonte paratë dhe kursimet e të gjithë bullgarëve. Kush na dërgon këshilltarë të tillë?"
Ndërsa Kiro Kompasa "shpreson ndershmërisht për kthimin e Mihov", Добри Божилов beson se ruajtja e bordit të monedhës kërkon "masa më të mëdha që nuk kemi parë të jenë ndërmarrë". Ai rekomandon që qeveria të bëjë diçka rreth "deficitit të stërmadh të buxheti, që është një fakt, sesa vetëm ta shpjegojë se pse është kështu".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes