18/12/2009
Opinionet pështjellohen në se vendi duhet të financojë një buletin lajmesh në gjuhën turke në TV kombëtar.
Nga Balkanblog për Southeast European Times -- 18/12/09
![]() Volen Siderov, kreu i partisë ultra-nacionaliste Sulmi. [Getty Images] |
Kryeministri Bojko Borisov njoftoi se partia e tij GERB do të miratojë fushatën e partiës ultranacionaliste Sulmi për të hequr një buletin turk lajmesh në Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), gjë që shkaktoi një zallahi.
Për pesë vjet Sulmi po shtyn për të hequr buletinin dhjetë-minutësh të lajmeve në gjuhën turke, transmetuar që nga 2000. Ai ka mbledhur 48 nënshkrime parlamentare që kërkohen për një referendum.
Nisma ka ndezur debat të gjerë dhe publiku duket i ndarë mbi çështjen.
Kreu i Komisionit Shtetëror për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Kemal Ejup tha se referendumi do ta ndante shoqërinë bullgare dhe do të vinte në provë marrëdhëniet etnike.
Afërsisht 10% e popullsisë bullgare është turke, duke e bërë atë pakicën më të madhe në vend.
Deputetët nga opozita socialiste thonë se referendumi, i cili do të kushtonte deri në 10 milion euro, është i panevojshëm. Vendi, argumentojnë ata, duhet të përqëndrohet në vend të kësaj në çështjet e ngutëshme ekonomike.
Të tjerë, të tillë si Bashkimi i Forcave Demokratike (UDF) i krahut të djathtë, do që të shtojë në referendum një çështje të palidhur me këtë, që ka të bëjë me planet për ndërtimin e një centrali të dytë bërthamor në Belene.
Ndërkohë, çështja po merr vëmendje ndërkombëtare. kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje Borisov për një shpjegim ndërsa Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën këmbëngul në vënien e çështjes për debat në Parlamentin Evropian vitin tjetër.
"Ne nuk duam që çështja të shfrytëzohet kundër bullgarëve muslimanë apo nga ta. Kjo është pse unë mbështes idenë e zgjidhjes së çështjes me një referendum, pasi kjo është rruga më demokratike," tha Borisov.
Shumë bloger nuk e hanë këtë.
Gazetari Ivan Bedrov argumenton se kjo është një çështje tolerance. "Është përgjegjësia e politikanëve të iniciojnë zgjidhjet e duhura edhe në qoftë se ato nuk pëlqehen nga shumica... Ata nuk doi të thërrisnin një referendum për dhe kundër taksave, sepse e dinë rezultatin," shkruan ai. Gjithashtu, për parim, "BNT përdor paratë e taksapaguesve dhe turqit në Bullgari janë gjithashtu taksapagues."
Duke folur për shumë të tjerë, Димитър argumenton se çështja është "në se turqishtja është një gjuhë zyrtare. Ajo nuk është! Pikë." Bazuar në këtë fakt, argumenton ai, "ka stacione private televizive ku ata mund të transmetojnë lajmet, jo në atë kombëtar."
Bullgari i shquar i letrave Edvin Sugarev kundërshton duke cituar një tjetër gjuhë të përdorur në televizionin shtetëror. "Është gjuha e shenjave zyrtare? Në qoftë se jo, pse atëhere ka atje lajme në gjuhën e shenjave?" Përgjigjia është e qartë: "vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet një e drejtë njerëzore, e drejta për t'u informuar."
Për t'u khyer te ëështja, Sugarev shton se "Në Hungari, janë 10,000 bullgarë në tërësi por ata kanë status kombëtar pakice dhe botojnë një gazetë në gjuhën bullgare me para të qeverisë hungareze."
Dian Lane pranon por bën një pyetje bazë. "Po sikur çdo etni në Bullgari të dojë të përfaqësohet në transmetim, do të kënaqeshin kërkesat e tyre?"
Sipas ish anëtarit të parlamentit Borislav Cekov, Bullgaria rrezikon shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka nënshkruar. Por politikanët kanë bërë një ujdi, sugjeron ai: "në këmbim për mbështetjen qeveritare ndaj referendumit, Sulmi do të mbështesë projektin skandaloz të qeverisë për internet dhe komunikim telefonik pa para ...dhe të shmangë opinionin publik nga mungesa e politikës efektive anti-krizë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes