Blogerët reflektojnë mbi zgjedhjet e Kosovës

20/11/2009

Blogerët festojnë faktin se vëzhguesit ndërkombëtarë e gjetën procesin e votimit përgjithësisht të lirë dhe të rregullt, por janë të shqetësuar rreth parregullsive të zgjedhjeve.

Nga Art Malone dhe Linda Kardaku për Southeast European blog -- 20/11/09

photo

Një votuese hedh votën në Prishtinë të dielën (15 nëntor). [Laura Hasani]

Të dielën (15 nëntor) votuesit e Kosovës u drejtuan për në qendrat e votimit në zgjedhjet e para që kur vendi shpalli pavarësinë e tij nga Serbia në shkurt 2008. Zgjedhjet për kryebashkiakët dhe anëtarët e asambleve bashkiake në 36 bashki, ishin një provë e madhe për demokracinë.

Mbikqyrësit ndërkombëtarë dhe vendas e konsideruan procesin një sukses. Rezultatet paraprakë të lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përcaktuan se 20 bashki do të duhet të zhvillojnë një raund tjetër votimi në dhjetor për shkak se asnjë kandidat nuk fitoi mbi pragun e duhur të votave.

Duket se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Kryeministrit Hashim Thaçi mori funksionet më të shumta për kryebashkiakë, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Presidentit Fatmir Sejdiu. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ishte e treta.

Por zgjedhjet nuk ishin pa parregullsira. Nën-Komisioni i Ankesave dhe Apeleve Zgjedhore ka marrë mbi 150 ankesa që nga 15 tetori, kur filloi fushata.

Blogerët shprehin si entusiazmin dhe zhgënjimin e tyre lidhur me zgjedhjet.

Patriot Gashi lavdëron mbarë Kosovën dhe PDK për nivelin e lartë të përgjegjësisë të treguar. "Ja kemi hapur dyert vetes për në Europë, urime të gjithëve, gëzuar!"

dritoni pasqyron gjendjen shpirtërore të fitores së PDK. " Z. Kryeministër çoje Kosovën përpara me investime dhe do të rizgjedhesh prapë kryeministër."

Ndryshe nga ai, Meli, një përkrahëse e AAK thotë: " Përpara Aleanca je ma e mira. Në zgjedhjet tjera ke me pri përpara."

Therandasi ofron një këndvështrim më analitik. "Ndaj mendimin se rezultatet e dalur nga zgjedhjet bashkiake janë të pritura. PDK është e fuqishme me këtë përqindje, LDK ka arritur të kthejë në gjirin e saj një pjesë të vetes, kurse elektorati i AAK-se mendoj se nuk është real dhe se do shprehet qartë në zgjedhjet e përgjithshme."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Antivota është skeptik ndaj të gjitha pikëpamjeve. "Ata kishin përgatitur fishekzjarre," thotë ai. "Duket sikur kishin arritur marrëveshje që më parë se kush do të fitonte."

Të tjerë shprehin shqetësime të ngjashme. Votuesi vret mendjen nëse vota e tij "është numëruar apo është shpallur e pavlefshme." Hasani është dakord dhe flet për shumicën kur deklaron se ai është "kunder vjedhjes se votave".

Megjithatë, duke lënë mënjanë kritikat, ramadan i sheh zgjedhjet nga një këndvështrim afat-gjatë. "Procesi i rregullt, i lirë dhe demokratik është shumë, shumë më i rëndesishëm se fitorja apo humbja e ndonjë bashkie," thotë ai.

Njomza përfundon duke ftuar bashkëpatritotë e saj që të mbajnë një qëndrim racional për zgjedhjet. "Nuk është kohë as e shampanjave dhe as e ngushllimeve," thotë ajo. "Eshtë kohë e gjetjes së gjuhës së bashkëpunimit dhe të zgjidhjeve për të përmiresuar jetën e qytetarëve."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment