Rrahja e gazetarit ngjall zemërim dhe thellim në çështjen

13/11/2009

Një incident i fundit nxjerr në pah mangësitë në lirinë e medias.

Nga Manjola Hala për Southeast European Times në Tiranë -- 13/11/09

photo

Gazetarët shqiptarë protestojnë jashtë godinës së qeverisë në Tiranë më 4 nëntor. [Getty Images]

Një sulm fizik ndaj një gazetari hetues ka alarmuar shumë shqiptarë.

Gjatë një episodi në programin e lajmeve Faktor+, gazetari Mero Baze akuzoi tregtarin Rezart Taçi për përdorjen e lidhjeve qeveritare, duke përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, për evazion fiskal dhe privatizim të ndërmarrjes së naftës ARMO në rrethana të dyshimta.

Më pas, tregtari dyshohet se zgjodhi t'u përgjigjet akuzave me dhunë, duke e sulmuar Baze në një kafene të Tiranës me ndihmën e dy truprojeve të tij.

Sulmi është i fundit në një seri sulmesh kundër gazetarit të zëshëm. Në janar, policia u poërpoq të mbyllë të përditshmen Tema të Bazes dhe më 2005 makina e tij BMW shpërtheu në mënyrë misterioze.

Taçi ndeshet tani me akuza të sulmit, por mohon të ketë goditur Bazen dhe e kundër-akuzon atë për shpifje.

Ndërsa Dhoma shqiptare e Tregtisë dhe Industrisë denoncoi sulmin kundër Bazes, ajo gjithashtu e fajësoi atë për përfoljen. "Fushatat e shpifjeve janë dëmtuese për investimet e huaja dhe për imazhin e vendit," ishte opinioni i saj.

Ndërkohë, 135 gazetarë protestuan në Tiranë javën e shkuar dhe nënshkruan një peticion që kërkonte standarde të reja të sigurisë për median në Shqipëri.

Kjo mund të jetë një betejë e vështirë. Gazetarët pa Kufi e renditën Shqipërinë të 88-ën në botë këtë vit, nëntë vende më poshtë se klasifikimi i vitit të kaluar. Organizata thoshte se gazetaria hetuese në Shqipëri po "lufton të gjejë vend në një shtyp që i takon ose grupeve industrialë të vendosur të mbrojnë sferat e ndikimit të tyre ose partive politike që shumë shpesh ngatërrojnë lajmet me propagandën".

Tani blogerët po i bashkohen debatit. Alproud shpreh pikëpamjen e shumicës, duke e quajtur sulmin "të shëmtuar dhe të kushtueshëm për Shqipërinë dhe imazhin e saj", një pjesë të një "loje të rrezikshme" në të cilën nuk ka fitues. Keiendi beson se gjendja është "në mënyrë tronditëse e ngjashme me repubublikën e [Presidentit rus Vladimir] Putin."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Disa fajësojnë Bazen për vetë hallin e tij apo vënë në pikëpyetje pretendimet e tij ndaj Taçit. "Nëse akuzat e Bazes kundër Taçit ishin të vërteta," shkruan Kenyestrim.fr, "ai do të kishte shkuar në burg."

Jo domosdoshmërisht, ia kthen Keiendi. Gazetarët nxjerrin në dritë hollësi të çështjes, ndërsa prokuroria shkon pas fakteve për t'i sjellë kriminelët në drejtësi. Gjykatat janë një arenë për një vlerësim tjetër të asaj që boton një gazetar.

"Grushtet janë mungesa e argumenteve në garë," përfundon ai.

Berti përmblesh konsensusin e përgjithshëm. Baze, shkruan ai, është "midis personave të medias që pagoi [vuajti] më shumë se cilido në profesionin e tij". Kjo mund t'i ndodhë vetëm një personi që i shërben shoqërisë dhe jo qeverisë, përfundon ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment