06/11/2009
Një marrëveshje me Slloveninë zhbllokon përpjekjen e Kroacisë për në BE, por shqetëson disa blogerë.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 06/11/09
![]() Kryeministri slloven Borut Pahor shtërngon duart me homologen kroate Jadranka Kosor. [Getty images] |
Arbitrimi ndërkombëtar do të zgjidhë çështjet kufitare të mbetura ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë sipas një marrëveshje të nënshkruar të mërkurën (4 nëntor). Zagrebi tani mund të ecë përpara me përpjekjen e tij për në BE, të bllokuar prej muajsh për shkak të kundërshtimeve sllovene dhe BE mund të krenohet për ndërmjetësimin e një zgjidhje.
Megjithatë opinioni publik në të dy vendet është më pak gjakftohtë. Ndërsa bëhet fjalë për dinjitetin kombëtar, disa në të dy palët inatosen nga mundësia se duhet të bëjnë konçensione.
"Unë tani jam duke parë debatin në parlament. Nëse do të kisha flokë, do t'i kisha shkulur," ankohet Mrak.blog.
Sipas Pretenzije, marrëveshja e arbitrimit i jep Sllovenisë një shans të vërtetë për të marrë territore e përfitime shtesë dhe interesat e Kroacisë do të ishin mbrojtur më mirë duke e çuar këtë çështje përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
"Do të përballemi më dëmtim të stërmadh të së ardhmes së Kroacisë," shqetësohet ai. "Do të humbasim peshqit dhe burimet e gazit që ekzistojnë në atë pjesë të detit."
Sllovenët në mënyrë të ngjashme nuk i besojnë marrëveshjes, me sondazhet që tregojnë se 87% e publikut besojnë se favorizon Kroacinë. Në të dy vendet, shumë dyshojnë se një zgjidhje me dy fitues është e pamundur - dikush do të duhet të bëjë konçensione dhe asnjë palë nuk dëshiron t'a bëjë këtë.
Marrëveshja gjithashtu u siguron politikanëve të opozitës municionin e retorikës që mund të përdorin kundër funksionarëve. Vesna Skare Ozbolt, një kandidate në zgjedhjet e ardhshme në Kroaci, thotë se Zagrebi "nuk duhet të paguajë me territor për hyrjen në BE".
"Kush do të garantojë se një vend tjetër nuk do të na bllokojë në rrugën tonë për në BE … [dhe] nuk do të kërkojë një konçension të ri?" pyet ajo.
Megjithatë, disa u bëjnë thirrje Kroatëve që të shohin pamjen e përgjithshme. Jadranka Juresko Kero, një korrespondente e Vecernji List, shkruan në blogun e saj se Kroacia është në rrugën e bërjes një udhëheqës rajonal. Pasi ka marrë tashme anëtarësimin ne NATO, ajo sugjeron se do të shohë se roli i saj në Ballkan do të përmirësohet pasi të hyjë në BE.
Sipas Juresko-Kero, fakti se si Kroacia, ashtu edhe Sllovenia janë në NATO e ka bërë edhe më urgjente zgjidhjen e mosmarrëveshjes së tyre.
Pa një marrëveshje përfundimtare, shkruan ajo, ekziston gjithnjë rreziku se marrëdhëniet dypalëshe mund të "rrënohet përsëri brenda një nate, duke hapur derën për bllokada të reja, shtyrje të bisedimeve dhe luftë diplomatike ndërmjet Zagrebit dhe Lubljanës".
Krocia u bë një kandidate zyrtare për anëtarësimin në BE më 2004 dhe filloi bisedimet vitin e ardhshëm.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes