30/10/2009
Autori i njohur Ismail Kadare u ka sjellë krenari shqiptarëve, por disa vënë në pikëpyetje nëse letërsia duhet parë nën lentet e patriotizmit.
Nga Manjola Hala për Southeast European Times në Tiranë -- 30/10/09
![]() Ismail Kadare (majtas) merr Çmimin e çmuar Princi i Asturias 2009. [Getty Images] |
Një fondacion i madh spanjoll i dha çmimin e barabartë me Çmimin Nobel të vendit, Çmimin Princi i Asturias për Letërsinë, ikonës shqiptare të letrave, Ismail Kadare.
Në njoftimin e fituesit të këtij viti, fondacioni e quajti Kadarenë "majën e letërsisë shqipe, i cili pa harruar rrënjët e tij, kapërceu kufijtë për t'u ngritur si një zë universal kundër totalitarizmit".
Kadare, 73 vjeç, i konsideruar si eseisti dhe poeti kryesor i vendit të tij, jetoi në periudhën komuniste në Shqipëri duke luftuar totalitarizmin me shkrimet e veta. Pak pas rrëzimit të rregjimit të Enver Hoxhës më 1990, Kadare kërkoi azil politik në Francë.
Ndonëse roli i tij në kulturën shqiptare është i pamohueshëm dhe shumica e shqiptarëve janë krenarë për arritjet letrare të Kadaresë, disa blogerë sot pasqyrojnë një mospërputhje më të gjerë filozofike në lidhje me atë që shpreh çmimi i fundit. Ata nuk janë dakord më se ky çmim vlerëson kulturën shqiptare, promovon vendin apo vetëm thekson aftësinë letrare të Kadaresë.
Alidea ngërthen tonin e përgjithshëm duke e karakterizuar Kadarenë si "shkrimtarin që bëri gjuhën shqipe të ndjehet krenare". La_rosee është dakord dhe shpreh shpresën e përgjithshme se Kadare do të shkojë përpara duke fituar gjithashtu Çmimin Nobel shpejt.
Lulian Kodra është i habitur që Kadare e pranoi çmimin pasi Spanja nuk e ka njohur ende Kosovën dhe mbetet një kundërshtare e vendosur e pavarësisë së saj. Në ndryshim, Monda nuk sheh arsye për Kadarenë për të refuzuar çmimin.
Sipas rruga02, Kadare e meriton çmimin sepse ai ka kontribuar fuqishëm drejt promovimit të kulturës shqiptare. Kjo pikëpamje e letërsisë është kundërshtuar megjithatë nga Arbri09. Për këtë bloger, të shkruarit është art, jo një formë e marrëdhënieve publike. Qëllimi i letërsisë nuk është të shpjerë përpara pozitat politike apo të ndihmojë reklamimin e një vendi.
Kadare është unik, shkruan Onufri. "Asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk vjen qoftë dhe pranë gjenisë së tij ... pavarësisht atyre që mendojnë se janë si ai," deklaron ai, duke shtuar se e ka takuar shkrimtarin personalisht.
Laureati letrar i Çmimit Asturias, thotë Onufri, është një "mendimtar i mprehtë gjer në trëmbje dhe [në të njëjtën kohë] një person shumë i përmbajtur".
Alproud përmbledh një pikëpamje të përhapur gjerësisht. Kadare, shkruan ai, është figura më e famshme shqiptare e letrave në botë dhe si i tillë, është një burim i çmuar.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes