26/06/2009
Kryeministri shqiptar Sali Berisha drejtohjet për në zgjedhjet e së dielës me një tjetër piketë që i vishet qeverisë së tij: një seksion të sapombaruar të autostradës që lidh Durrësin me Kosovën. Blogerët megjithatë ngrenë pyetje rreth kohës dhe kostos.
Nga Manjola Hala për Southeast European Times -- 26/06/09
![]() Kryeministri shqiptar Sali Berisha takon homologun e tij të Kosovës Hashim Thaçi në mes të tunelit të sapohapur të Kalimashit muajin e kaluar. [Getty Images] |
Vetëm ditë përpara se shtetasit të shkojnë në zgjedhje, qeveria shqiptare përuroi të enjten (25 qershor) pjesën e një autostrade që lidh portin e qytetit të Durrësit me kufirin e Kosovës.
Sipas Kryeministrit Sali Berisha, autostrada është ngjarja më e rëndësishme që nga pavarësia e Kosovës dhe hyrja e Shqipërisë në NATO. "Ky është korridori i miqësisë dhe paqes," tha Berisha teksa hapi zyrtarisht seksionin 61 km të gjatë Kalimash-Rrëshen.
Me 27 ura të nivelit më të mirë dhe 5.6 km tunel, autostrada nuk ishte e lirë për t'u ndërtuar dhe kostoja totale mund të shkojë në 1.2 miliardë euro. Kritikët kanë vënë alarmin rreth çmimit të saj të rritur duke vënë në pikëpyetje shifrat e tejkaluara të nën-kontraktorëve të përfshirë.
Një rast i gjykatës së lartë kundër Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha ka ngjallur debat. Ai dhe një ndihmës i tij ishin akuzuar për dhënien e trajtimit të preferuar disa ndërmarrjeve gjatë tenderit të autostradës, në një kohë kur Basha drejtonte ministrinë e transportit. Të gjitha akuzat u rrëzuan më pas.
Ndërtimi i autostradës 171 km Shqipëri-Kosovë, të quajtur "autostrada patriotike" nga banorët vendas, është caktuar të përfundojë vitin e ardhshëm.
Blogerët shqiptarë kanë dhënë mendime rreth projektit me një përzjerje krenarie dhe shqetësimi për mënyrën se si është trajtuar.
Për Juventus, autostrada përfaqëson "punë të madhe" që ka për qëllim të "bashkojë shqiptarët dhe të nxisë zhvillimin e tyre".
TaniBorizani megjithatë, shqetësohet se tuneli u nxitua të përfundojë me qëllim që të rriste shpresat zgjedhore të partisë në pushtet. Po sikur të jenë shpërfillur siguria paraprake? Nëse puna nuk është bërë siç duhet, tuneli mund të rrezikojë të bëhet "një Gërdec i dytë", paralajmëron ai, duke ju referuar një shpërthimi të një vendi municioni që vrau 25 vetë vitin e kaluar.
Hurbinek ka udhëtuar tashmë në autostradë. "Nuk mund ta imagjinoni ndjenjën," shkruan ai i ekzaltuar. "Kur kalon nga një fshat në tjetrin për tre minuta, ndërsa më parë donte gjysëm ore me makinë ... udhëtarit i bëhet e qartë revolucioni që ka ndodhur në hapësirë".
Ll nuk është dakord. "Unë do të kënaqesha më shumë prej saj nëse do të qe ndërtuar sipas ligjit dhe rregullave" dhe me një kosto më të ulët, kundërshton ai.
Kur janë në diskutim miliarda euro, vënia e përparësive është vendimtare, sugjeron treni. "Paratë, veçanërisht në sasi të mëdha, duhet të investohen atje ku prodhojnë vlerë të shtuar," shkruan ai, duke u kërkuar shokëve të tij blogera të "shohin në gjendjen e përkeqësuar të spitalit më të afërt dhe të konsiderojnë se çfarë [ata] vlerësojnë më shumë."
Projektet e rëndësishëm mund të përfundojnë duke nxitur për të kompensuar kohën e humbur, paralajmëron Naimi. Kur ndodh kjo, ju vishet merita disave dhe me gisht tregohen të tjerë. Në fund, "historia do të gjykojë ... dhe drejtësia do të përcaktojë fajtorët".
2009goni përmbledh debatin. "Kur ndërmerren të tilla veprime është e kuptueshme që mund të bëhen gabime". Megjithatë, shton ai, asnjë gabim nuk mund të zbehë rëndësinë dhe madhështinë e kësaj autostrade".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes