Fitues pa gjasa dolën në zgjedhjet e PE në Rumani

12/06/2009

Kritikët tallen dhe simpatizuesit mbrojnë vajzën e presidentit Traian Bashesku, një modele që ka fituar tani një vend në PE.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 12/06/09

photo

Elena Bashesku, e quajtur Paris Hiltoni rumune, fitoi një vend si e pavarur. [Dosje]

Ndonse shifrat e pjesëmarrësve tregojnë se zgjedhjet e PE dështuan të rrëmbejnë votuesit, disa nga kandidatët e pavarur, ja dolën. Rumania pati një numër kandidatësh të pazakontë, disa nga të cilët fituan vende.

Midis tyre është Elena Bashesku, një modele që është vajza e presidentit.

Bashesku, shpesh e quajtur Paris Hisltoni rumune, fitoi një vend në parlament si e pavarur me 4.2% të votave. Megjithatë, ajo do ta lidhë veten me Partinë Liberal Demokratike (PDL) të të atit të saj kur të ndjekë sesionet parlamentare në Strasburg.

"Media më ka përshkruar mua si një grua të paedukuar, por unë tregova gjatë kësaj fushate se vlej më shumë se kaq," i tha Bashesku, 29 vjeç, Radio France Internationale.

Blogerët nuk e mbajnë dot veten pa komentuar, shumë nga to sardonike.

Elena "nuk e di në se është produkt i një kandidature të pavarur apo rezultat i mbështetjes liberal-demokratike, apo i të atit të saj që shoqëronte atë në kutinë e votimit," shkruan Cristian Teodorescu i Cotidianul.

"Në qoftë se ajo donte vërtet të kthente në PDL përqindjen e pavarur, ajo duhej të shkonte atje vetëm, jo me babin," shton ai.

Victor Roncea, redaktor i lartë i së përditëshmes Ziua, është më i mirëkuptueshëm. Kritikët e Elenës, sugjeron ai, po japin goditje të ulta.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Piketat e operacionit "shkatërro Elena Basheskun' qenë...të sabotohej kandidatura e të atit të saj në zgjedhjet presidenciale të kësaj vjeshte," shkruan ai. Fitorja e saj, shton ai, zgjidh çështjen në se Traian Bashesku do të kandidojë përsëri.

Një tjetër kandidat fitues ishte pronari i klubit të futbollit Steaua dhe krimineli i dyshuar Xhorxhe Bekali i cili u bashkua me kreun e Partisë për Rumaninë e Madhe (PRM), Vadimk Tudor. PRM përfundoi duke marrë tre vende në PE këtë vit.

Shkrimtari dhe gazetari Ioan T. Morar u paraqiti një sfidë lexuesve të tij. "Është e qartë se miqësia midis Vadim dhe Bukali është e konjukturës... Të dy ata [janë] me botë larg...Kështu që unë besoj se një prishje është e menjëherëshme. Sa gjatë mendoni ju se do të vazhdojë aleanca?"

Costi Rogozanu e minimizon çështjen. "Ekstremizmi rumun është një shaka dhe kështu ka për të mbetur. Unë po zë të mendoj se Vadim dhe Bekali po e ndihmon atë të mbetet tamam një shenjë budallallëku treguar nga një pjesë e zgjedhësve dhe asgjë më tepër...Mungesa e ekstremizmit si cirkus i bën partitë më të mëdha të marrin hua fjalimet e tij." Analiaza tregon "se sa janë shumfishuar elementët ultra-agresivë dhe esktremistë," shton ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment