05/06/2009
Ndërsa restaurantet ushtrojnë presion ndaj qeverisë për të kthyer ligjin, blogerët reagojnë.
![]() Blogerët diskutojnë ndalimin e ri të duhanit futur në Kroaci. [Getty Images] |
Kroacia nisi zbatimin e ndalimit të duhanit në vendet publike në 6 maj. Ligji lejon pirjen e duhanit jashtë strukturave: zyrave, bareve, restauranteve dhe kafeneve, por jo brenda tyre.
Ndërsa disa punëdhënës janë të vakët ndaj ligjit, pronarët e bareve dhe restauranteve janë të inatosur nga frika se mos humbin klientelën. Pronarët e restauranteve është thënë se nisën një inisiativë për ta vënë Kroacinë në listën e vendeve që diskriminojnë duhanpirësit.
Komuniteti i blogerëve është i ndarë dhe pasionant rreth çështjes. Jo duhanpirësit janë të ngazëllyer, duke e përshkruar ligjin si një hap shumë pozitiv drejt përmirësimit të shëndetit të kombit, ndërsa duhanpirësit e konsiderojnë atë si shtypës.
Nepusac vlerëson "ligjin më të shëndetshëm që ka kaluar ndonjëherë" në Kroaci dhe paralajmëron se industria e duhanit po "përpiqet të veprojë nëpërmjet pronarëve të bareve dhe restauranteve" për të kthyer ligjin. Ai i gjen përpjekjet e tyre indinjuese, duke pretenduar se ata "nxisin mitin e lashtë se duhanpirja është diçka krejt normale ndërsa mospirja, jo". Ai i bën thirrje gjithkujt të mbështesë qëndrimin e qeverisë, i cili pasqyron "qytetërim, vetëdije dhe shëndet social".
Ironman është dakord, duke thënë se ligji "nuk mund të përcaktohet si diskriminues". Ai fajëson "adiktët duhanpirës" që "zakonisht shpërfillin cilindo rrotull tyre". Veçanërisht në merak për shëndetin e fëmijëve në vendet publike shkruan ai, "ne të gjithë e dimë se çfar ndodh në se i kërkon një duahnpirësi të fikë një cigare. Vetëm një në dhjetë do të binden." Megjithatë, ai ka miq që pijnë duhan dhe "janë shumë tolerantë dhe fleksibël...një frymëzim dhe një shembull se në rast se ne duam diçka, mund ta arrijmë atë".
Gazetari i TV Drazen Ilincic shkruante se në një përpjekje për të gjetur vend "në vendet në diell dhe nën çadra" jo duhanpirësit ende mblidhen atje ku pirja e duhanit është e lejuar. "Unë nuk mendoj se janë për t'u fajësuar jo duhanpirësit; mendoj se ata që vazhdimisht duan të na detyrojnë ne rregullat janë për t'u fajësuar, duke përcaktuar edhe se çfar është e shëndetëshme," përfundon ai.
LobyM del me një zgjidhje novatore në blogun e saj. Ajo ka në plan të hapë një zonë private të pirjes së duhanit ku duhanpirësit mund të vijnë rrotull e të kënaqen me nikotinë pa ndonjë kufizim."
Politikani dhe duhanpirësi Nenad Staziç shkruan se ai tani është një qytetar i rangut të dytë. "Ata përpiqen të na mbrojnë ne nga vetja jonë...duke na thënë çfar duhet të bëjmë. Pse nuk e ndalon atëhere qeveria industrinë e duhanit?"
Një tjetër duhapirës i etur, Jutarnja Spranja, thotë se duhapirja është një ves për të varfërit në Kroaci. "Duhani vret. Po kolesteroli?" Ai vë në dukje se nuk ka paralajmërime në mbështjellëset e hamburgërve. "Në qoftë se i kemi deklaruar luftë cigareve, duhet të jemi konsistentë ... Unë dua që vetëm fati im të jetë në duart ve mia... të vendos se si do të vdisja."
Televizionar shton një këndvështrim humori. "Disa duhapirës qenë kaq të pakënaqur," shkruan ai, "ata shkuan të pinë duhan në Herzegovinë, si kurajozi...Branimir Glavas." Ai shpreson se shkrepset Glavas, (një anëtar i parlamentit që kërkohet nga drejtësia), që prishen kur ndizen "nuk do të shkaktojnë zjarre në kufi".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes