Blogerët e Kosovës diskutojnë vizitën e Bajden

01/06/2009

Blogerët në Kosovë vlerësojnë vizitën e Xho Bajden për mbështetjen e çështjes së vendit të tyre për pavarësi, por serbët janë kritikë.

Nga Balkanblogs për Southeast European Times -- 01/06/09

photo

Nën presidenti i SHBA Xho Bajden (në mes) përshëndetet nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu (majtas) dhe kryeministri Hashim Thaçi. [Laura Hasani/SETimes]

Nënpresidenti i SHBA Xho Bajden është i mirënjohur në Kosovë. Ndërsa shërbente si senator, ai ishte i zëshëm në përkrahjen e pavarësisë së Kosovës. Javën e shkuar, Bajden vizitoi Prishtinën dhe foli përpara anëtarëve të parlamentit.

"Pavarësia e Kosovës ishte dhe është në pikpamjen time dhe në pikpamjen e qeverisë sime, i vetmi opsion praktik për stabilitetin në rajon," tha ai. "Pavarësia juaj është e pakthyeshme, absolutisht e pakthyeshme."

Ndonse vizita e tij ndezi protesta nga serbët në Mitrovicë, Bajden mori një pritje entuziaste nga shqiptarët e Kosovës. Shumë nga ta e vlerësuan atë për qëndrimin e fortë.

"Faleminderit z.Baiden për fjalët e fuqishme që i dha sot Kosovës," shkruan Gjakova në Telegrafi. "Dhashtë ZOTI që kurrë të mos na le pa të madhen USA."

"Zotri Bajden është shumë i njoftuar me problemin e Kosovës pasi që ishte njeri nga ata burrat e mëdhenj që e shpëtoi popullin e Kosovës," shkruan Gafurr Hasani. "Gjë që nga ky popull nuk harrohet." Po ashtu, Faton në Shqip1 deklaron: "Zemra e Kosovës është Amerika, ajo që napshtoj."

Por Milan, at BalkanInsight, ka një pikpamje tjetër. "[Bajden] u kërkoi serbëve të Kosovës të 'integrohen në shoqërinë e re dhe jo të mbështeten në strukturat paralele të sponsorizuara nga Serbia'. Po pse ai nuk u kërkoi shqiptarëve në 2000-2008 të integrohen me Serbinë se sa të mbështeten në strukturat paralele të sponsorizuara nga SHBA?"

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rinor i përgjigjet këtij argumenti. "Integrimi me Serbinë do të thoshte të pranohej ajo që Serbia bëri dhjetë vjet më parë në Kosovë," shkruan ai. "Ai dhe krejt Perëndimi e dinë udhën e duhur drejt një Evrope të sigurtë dhe paqësore."

Per, në Telegraf, përshëndet vizitën por jo përpjekjet nga krerët e Kosovës për të marrë meritën për të. Ai u kërkon bashkëpatriotëve të tregojnë se Kosova meriton mbështetjen që ka marrë në Uashington.

"Të punojmë mirë që edhe Amerika të mburret me shtetin tonë që është meritë e saj dhe e këtij populli," këshillon ai.

"Kosova një vend i vogël por me dëshira të sinqerta, priti sot Njeriun e madh me zemër të madhe," përfundon Lumturie Ferizaj. "Historikisht, ku ka shkelë këmba e popullit amerikan, ka sjellë Paqe dhe Liri, kudo që ka pasë nevojë për këto vlera madhore e të dinjitetshme."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment