15/05/2009
Blogerët janë të zemëruar lidhur me skandalin e fundit që njollos trupin diplomatik të Shqipërisë.
Nga Balkanblogs për Southeast European Times -- 15/05/09
![]() Policia thotë se Haxhiu përdori një makinë diplomatike për të udhëtuar nga Maqedonia në Turqi duke mbajtur 65 kg heroinë. [Getty Images] |
Një diplomat i lartë nga Ambasada shqiptare në Shkup u arrestua kohët e fundit nga policia turke me akuza të trafikut të drogës. Agim Haxhiu, sekretari i dytë i ambasadës, thuhet se përdori një makinë diplomatike për të udhëtuar nga Maqedonia në Turqi duke mbajtur 65 kg heroinë.
Ministria e jashtme e Shqipërisë e shkarkoi Haxhiun nga posti i tij diplomatik duke cituar "braktisjen e pajustifikueshme të detyrës".
Nuk është hera e parë për diplomacinë shqiptare që bëhet e përzjerë në një rast trafiku droge. Jo shumë kohë më parë, policia italiane arrestoi një shofer nga ambasada e vendit në Romë me të njëjtat akuza. Blogerët shqiptarë janë të inatosur.
"Eshtë e turpshme, por jo e papritur," shkruan Ola në Shekulli Online. "Nuk mund të ndodhë ndryshe kur është shkatërruar një shërbim i tërë diplomatik dhe është ndërtuar i ri mbi baza klienteliste."
Xhiri është dakord, duke shtuar se arrestimi i një diplomati të vetëm nuk është ndonjë gjë e madhe."Po të tjerët që nuk janë kapur!!! Ata i ke çdo ditë përpara të krekosur e fodullë. ... Këta janë të ashtuquajturit ''bosa'', të cilët shumëkush i sheh me zili!!!"
Albo në Forumi Shqipitar do masa më të ashpra. "Pushimi nga puna i diplomatit nuk mjafton. Ai duhet të ekstradohet në Tiranë, duhet t'i bëhet gjyqi dhe duhet dënuar me një gjyq publik nga gjykata shqiptare, në menyrë që të behet shembull për të gjithë," shkruan ai.
"Besoj se ministria e punëve të jashtme shqiptare duhet të reflektojë menjëherë dhe të kontrollojë personelin e saj nëpër ambasada.," sugjeron Urim Beshello.
Eri, ndërkohë mendon se përgjegjësia shkon deri në krye."Si nuk i vjen turp ministrit të jashtëm dhe nuk jep dorëheqjen. Shqipëria e ka humbur fare kredibilitetin në botë...," arsyeton ai.
Por Edi nuk mendon kështu. "Ministri Lulzim Basha nuk ka arsye pse të japë dorhëqjen. Në radhë të parë nuk është ai që i mbikqyr direkt punonjësit e ambasadave po ka një drejtori përkatese në ministri e cila e bën këtë dhe e dyta, mos harroni se ministri është i ri në ministri dhe këta janë emëruar para ardhjes së tij në atë post."
Guri i Kuq mbështet qeverinë. "Ku është faji personal i Kryeministrit Sali Berishës, që me votën tënde ashtë kryeministër për të gjithë këta zyrtarë, nuk janë rekrutuar gjatë katër viteve të fundit?" pyet ai.
Së fundi, Bubi Kacurel i bën thirrje ministrisë së jashtme. "Nuk është turp të deklaroni se keni bërë një gabim në zgjedhjen e personelit. Turp është kur kërkoni me mashtrime të na mbushni mendjen se ai person nuk ishte midis jush gjate kohës që trafikonte."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes