Nga pasarela e modës në Strasburg

20/03/2009

Ambicjet politike të vajzë së re të Presidentit rumun Traian Bashesku po shkaktojnë një furi midis blogerëve.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 20/03/09

photo

Elena Bashesku. [AFP]

Emri i modelistes së modës Elena Bashesku zgjon imazhe të shkëlqimit dhe luksit, por jo domosdoshmërisht ato të mendjeprehtësisë politike. Një vit më parë, vajza e presidentit rumun keqshqiptoi publikisht formën e shumësit të fjalës "sukses" duke ngjallur talljen e shtypit. Kur ajo shpalli se do të konkurojë për një vend në Parlamentin Europian (PE), reagimet ishin të shpejta dhe të zemëruara.

Alina Mungiu-Pippidi, një analiste politike e njohur që partia në pushtet po përpiqet që ta rekrutojë për në zgjedhjet e qershorit dhe presidente e Shoqërisë Akademike Rumune (SAR), tha se ajo nuk do të ishte kurrë në një listë partie me 28-vjeçaren Bashesku.

Presidenti Traian Bashesku u përgjigj në një intervistë se vajza e tij është "shumë më e zgjuar sesa ju mendoni". Midis debatit të nxehur publik, Elena Bashesku njoftoi të mërkurën (18 mars) se po largohej nga Partia Liberale Demokratike (PDL) për të konkuruar si e pavarur, por do të ribashkohet me të pas zgjedhjeve.

Blogerët japin mendimet e tyre, që priren të jenë tepër kritikë. "Unë nuk kam problem me Elena Basheskun si një karakter i shoqërisë [së lartë] ... Por me Elena Basheskun si një përfaqësuese e valës së re të politikanëve, kjo është diçka me të cilën kam problem," thoshte Andreea Vasile në blogun e tij Inpolitics.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Mohui bashkohet me korin e kritikëve. "Vras mendjen se çfarë 'do t'u thotë ajo kolegëve deputetë europianë? Do t'u japë leksion për modën, prerjet e çuditshme të flokëve dhe shtresës së të kuqit 5 mm (...)?" shkroi ajo.

"A mundet që dikush të shkruajë rreth kandidaturës së Elena Basheskut për zgjedhjet europiane pa marrë flakë nga zemërimi?" pyet Mihnea Marutza në blogun e vet. "Ne duhet të vrasim mendjen në se ajo ka përvojë politike dhe kapacitet intelektual për të përfaqësuar Rumaninë në BE."

Disa nuk janë dakord me ndjenjën mbizotëruese. "Unë besoj se Elena ka të gjitha shanset që të bëhet eurodeputetja më e re rumune. Unë jam i bindur se Elena do të marrë dyfishin e 100,000 nënshkrimeve të nevojshme ," shkruante Victor Roncea, kryeredaktor i së përditëshmes Ziua, në blogun e tij.

Anne-Marie Blejan, gazetare dhe specialiste e çështjeve europiane thotë në blogun e saj se e reja Bashesku do të përcaktojë tani fatin e saj. "Kandidatura e saj ... do ta ndihmojë atë ose t'i japë fund ambicjeve të saj politike ose të provojë për të gjithë ne që e kritikojmë atë ... se jemi tmerrësisht gabim," përfundoi ajo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment