Kartat e ID: "skllavëri" apo një hap përpara?

06/02/2009

Blogerët shqiptarë debatojnë pro dhe kundra për dokumentet e tyre të reja të identitetit.

Nga Balkanblog për Southeast European Times -- 06/02/09

photo

Një banor i Tiranës bën fotografinë për kartën e tij të re ID. [Gent Shkullaku/SETimes]

Besueshmëria e zgjedhjeve të mëparshme në Shqipëri ka vuajtur nga grindjet rreth vërtetësisë së dokumenteve identifikuese dhe regjistrave të votimit. Kartat e reja të identitetit që qeveria premtoi të fillojë t'i shpërndajë javën e shkuar, do të jenë një element kyç në zbatimin e standardeve evropiane për zgjedhjet këtë verë.

Rreth 400 qendra u hapën anembanë vendit në 12 janar për të marrë aplikimet për kartat e reja. Procesi, megjithatë, nuk shkoi normalisht. Kritikët thonë se autoritetet nuk qenë plotësisht të përgatitur për numrin e madh të njerëzve të etur për të marrë kartat e tyre të reja.

Blogerët shqiptarë kanë opinione që variojnë gjerësisht lidhur me çështjen. Duke shkruar në Peshku pa ujë, për shembull, Horus është i bindur se kartat e ID janë një formë skllavërie. "Pse jam i detyruar unë si shtetas të lë informacionin tim personal të tillë siç janë shenjat e gishtrinjve, në një bazë të dhënash të shtetit?" do të dijë ai.

"Kush ka frikë nga lënia e shenjave të gishtave?" ja pret Cassandraa . "Sigurisht ata që lenë shenja gishtash në vendet e krimeve, askush tjetër."

Lefti, ndërkohë i gjen ankesat irrituese. "Tani që procesi filloi, puna sapo morri rrugë, qytetarët u dynden per t'i marrë sa më shpejt kartat duke sfiduar edhe rradhët e gjata, kritikët vazhdojnë punën e tyre të thjeshtë ... Po, po, sepse është shumë e thjeshtë të bësh kritika, të gjesh ndonjë difekt aty-këtu apo ndonjë cen më tutje," shkruan ai.

Shumë blogerë komentojnë gjithashtu mbi vendimin e ministrisë së brendëshme për të lejuar gratë të kenë fotot e tyre të ID ndërsa mbajnë shami koke , ndonse jo ferexhe. Ministria zbatoi këtë politikë pas konsultimeve me komunitetin musliman shqiptar.

"Flokët janë një nga elementet bazë të identifikimit të një personi," shkruan shqiptario në Skyscrapercity-forums. "Përderisa jemi shtet laik, rregullat duhet të zbatohen për të gjithë njësoj...dhe pse këto rregulla mund të "fyejnë" muslimanët."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në Peshku pa ujë, as ka njopinion të ngjashëm. "Shteti ështe laik! Atëhere, asnjë tolerim! Çdo simbolikë e prezantuar duhet të ndalohet në foto!," këmbëngul ai. "Dhe shteti shqiptar duhet të japi një kuadër ligjor për foton e identitetit kur ajo është e vlefshme."

Cassandraa, megjithatë, vë në dukje se disa vende perëndimore të tilla si Kanadaja, lejojnë shamitë e kokës në fotot e ID, deri sa ato mbulojnë vetëm flokët. "Për sa kohë që personi në fjalë do shfaqet me shami në kokë në çdo vend, nuk mendoj që përbën ndonjë problem fotoja me shami.," shkruan ai.

E fundit po jo më e pavlefshmja, Suela tregon përoblemet e saj me procedurën e ID. Blogerja 25 vjeçare është e paralizuar nga një aksident 11 vjet më parë. Kur shkoi të aplikojë për kartën e saj të re, ajo gjeti se zyra e aplikimit ishte në katin e dytë, pa ashensor.

"Ka gjithashtu pleq dhe të sëmurë që ju merret fryma në ato radhë sfilitëse," thotë ajo. "A thua se duhet të jemi të gjithë Tarzanë … Është e padrejtë që të marrësh një shërbim për të cilin po paguan në mënyrë kaq jo dinjitoze... A do ta ofronte vallë firma franceze [që fitoi tenderin për të kryer procesin] këtë shërbim në të njëjtën mënyrë në vendin e origjinës?"

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment