Një vaksinë për dizinformimin

28/11/2008

Efektet anësore të përfolura dhe një mungesë e informimit duket se kanë dënuar një plan ambicioz për të vaksinuar vajzat rumune kundër HPV.

Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 28/11/08

photo

Vaksina HPV është një çështje e debatuar në Rumani. [Getty Images]

Një fushatë vaksinimi 23 milion euro e filluar nga ministria e shëndetësisë e Rumanisë ka shkaktuar konfuzion të gjerë. Sipas programit, rreth 100,000 vajza të klasës së katërt supozohet të jenë të imunizuara kundër Virusit Njerëzor të Papilomës (HPV), shkaku kryesor i kancerit të çervikal. Të paktën pesë gra rumune vdesin çdo ditë nga kjo sëmundje, me 95% të rasteve të lidhura me HPV.

Megjithatë, shumë familje kanë refuzuar vaksinën mbasi kanë dëgjuar thashetheme se nuk është testuar si duhet dhe mund të shkaktojë vdekjen. Mësuesit dhe mjekët e shkollave thanë se ata nuk kanë marrë informacion lidhur me vaksinën dhe kështu nuk janë në gjendje të edukojnë prindërit lidhur me të. Specialistët kanë dhënë deklarata konfliktuale, disa e miratonin dhe disa e kritikonin.

"Ka qenë një debat i gjerë mbi vaksinën kundër kancerit çervikal të mitrës," njofton DIV në blogun e tij. "Në qytete, rreth 40% e prindërve refuzojnë vaksinën për vajzat e tyre ndërsa në fshatra ata folën për një refuzim prej 100%. Arsyeja është një mungesë informacioni dhe frika e nxitur nga media se vaksina ka efekte anësore shumë serioze," shkruan ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Për Bogdan Pitaru, polemika reflekton dëshirën rumune për dramë. "E gjithë histeria e prodhuar ditët e kaluara nga fushata e vaksinimit tregon se këtu gjërat ndodhin në mënyrë të ndryshme," sugjeroi ai. "Kjo na çoi ne drejt një teorie konspirimi. Ata përdorën fjalë të mëdhaja, të dëgjuara në filmat e Hollivudit: derrat e guineas, teste mbi njerëzit, efekte anësore .. të gjitha për shkak të një mungese totale të komunikimit me Ministrinë e Shëndetësisë.

Mihnea Maruta paraqet një dilemë të fortë. "Çfarë përbën risk më të madh: një vaksinë efektet e të cilës nuk dihen në planin afatgjatë, ose mendimi se vajza juaj mund t[ju qortojë se nuk keni bërë punën tuaj si prind -- atë të mbrojtjes së saj?"

Sipas Catalin Stavaru, ky ankth shkaktohet vetëm nga injoranca. "Media është mbrapa subjekteve që tërheqin audiencën dhe të gjitha këto efekte anësore janë një subjekt me një audiencë të garantuar," konkludon ai.

Një nga lexuesit e tij përgjigjet. "Është e ditur se kur bëhet fjalë për shëndetin, njerëzit i shikojnë zgjidhjet e reja me përmbajtje … Ministri i shëndetësisë duhet ta kishte parashikuar dhe të kishte ofruar përgjigje para se e gjitha të ishte bërë kaotike,," shkruan Matador.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment