21/11/2008
A ishte greva e urisë një përgjigje e duhur për reformën e legjislacionit të ri të zgjedhjeve?
Nga Balkanblogs për Southeast European Times -- 21/11/08
![]() Parlamenti kaloi kodin e ri zgjedhor këtë javë. [NATO] |
Parlamenti i Shqipërisë miratoi një kod të ri zgjedhor të diskutueshëm më parë këtë javë, me 112 nga 140 deputetë që e mbështetën atë. Ndonse i favorizuar nga demokratët qeverisës si dhe nga opozita kryesore e socialistëve, legjislacioni ka pësuar muaj vonese nga mospranimi prej partive të vogla që thonë se ai i nxjerr ato jashtë loje.
Për të vënë në dukje ankesën e tyre, ligjbërësit nga partitë e vogla nisën një grevë urie më parë këtë muaj. Pas votimit të martën (18 nëntor), ata e ndërprenë atë. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimin (LSI) Ilir Meta, i cili kaloi pa ushqim më tepër se tetë ditë, mbajti një fjalim inkurajues për përkrahësit e tij.
"Është lajm i mirë që së paku askush nuk pësoi nga greva," shkruan Toni në peshkupauje. "Kjo ishte një fitore për Edi Ramën e Partisë Socialiste që tregoi udhëheqjen e qëndrimin e tij midis presioneve të ndryshme në një situatë shumë të komplikuar. Kjo tregoi gjithashtu sa patetike ishte deklarata e grevistëve të urisë, që na thanë se do të vdisnin për këtë kod zgjedhor. Unë shpresoj se ky rast do të ndalojë një herë e përgjithmon të tilla forma presioni, duke përfshirë grevat e panumërta të urisë."
Pjer Thomas e sheh këtë ndryshe. "më vjen shumë keq që partitë e tjera nuk u bashkuan me protestat në mënyrë që të krijohej një koalicion kombëtar që do ta shpëtojë Shqipërinë nga varfëria e korrupsioni," shkruan ai.
"Nuk jam përkrahes i LSI-se, as nuk do votoj për ta vitin që vjen, por që t'u mohoet e drejta këtyre të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet zgjedhore (lokale) më duket e padrejtë," komenton Blendi në peshkupauje. "Reduktimi i numrit te komisionerëve, redukton në fakt përfaqësimin e partive të vogla dhe njëherësh rrit prezencën e përfaqësimit të partive të mëdha."
Për T-Red, kundërshtimet e deputetëve janë të kuptueshme por metoda e tyre për të shprehur ato është e pashpjegueshme. Ai pyet në se politikanë të tillë perëndimorë si Romano Prodi, John McCain apo Barak Obama do të bënin një veprim të tillë.
"LSI ka të drejtë të luftojë kodin e ri zgjedhor duke kërkuar të përfshijë një komisioner në komisionet zgjedhore. LSI ka të drejtë të kërkojë të mos humbasë votat, votat e njerëzve që nuk duan të votojnë për partitë kryesore të tilla si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Po pse vendosi ajo të shkojë për opsionin e fundit, grevën e urisë? Sepse në Shqipëri, 'komunikimi' është një fjalë e huaj."
Bledialb mendon se Meta ka qenë tamam një oportunist dhe kërkon një mënyrë për të siguruar që partia e tij të mbetet në qendër të vëmendjes. "Është e vështirë për të mbajtur të gjallë një lëvizje politike, veçanërisht në të majtën," përfundon ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes