Konsum i dukshëm në Shqipëri

14/11/2008

Çfarë ndodh kur sendet perëndimore të lluksit ndeshen me pagat ballkanike?

Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 14/11/08

photo

"Shqiptarët duan t'i ngjajnë një shoqërie që ja vlen të imitohet," thotë një bloger. [Getty Images]

Të ardhurat shqiptare janë shumë më të ulta se ato të Evropës Perëndimore, por kjo nuk i ka ndalur shumë nga tyre të shpenzojnë sikur të ishin tashmë në BE. Shija e vendit për modën e tejkalon përparimin ekonomik dhe nuk është e rrallë të shohësh të rinj shqiptarë me veshje sportive, pajisje e marifete që vërtet nuk mund t'i përballojnë.

Duke shkruar tek xhaxhai, Eltoni i sheh këto zhvillime me një habi.

"Pyetja është kjo: pse një shqiptar me një pagë mesatare prej 236 euro në muaj shpenzon 118 euro për një palë këpucë???? Të tilla gjëra janë të njohura si 'konsum për okazion', dhe nga kjo ne kuptojmë blerjen e gjërave të shtrenjta nga një konsumator me të ardhura të kufizuara, vetëm për të siguruar një lloj statusi."

"Kjo është një lloj reklamimi nga konsumatori, i parashikuar për t'i treguar botës se ai është pjesë e shoqërisë së lartë."

Ajo që është e vërtetë për individët qëndron dhe për të gjithë shoqërinë, vazhdon blogeri. "Dëshira e shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes evropiane është mënyra më e lehtë për të spjeguar këtë dukuri nga një perspektivë sociale dhe kulturore, një spjegim që nuk është i tepruar në qoftë se ne marrim parasysh izolimin e kulturës shqiptare."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Shqiptarët duan t'i ngjasin një shoqërie që ja vlen të imitohet," përfundon Elton.

perpjekja, ndërkaq, Fatosi është kritik për një shoqëri që, ai beson, favorizon gjithnjë e më shumë brezin e pasur në dëm të vlerave të tjera. Në zellin e tyre për të rritur ekonominë, shkruan Fatosi, politikanët janë provuar tepër të gatshëm e të gatshëm të sakrifikojnë pasuritë natyrore të vendit.

"Para disa ditësh kryeministri Berisha inauguroi me pompë fillimin e punimeve në Lezhë të ndërtimit të një fabrike çimentoje (investim italianësh), që, sipas lajmit, do të prodhojë 3,000 ton çimento në ditë dhe do të krijojë 200 vende pune," raporton ai. "Janë gjashtë fabrika të tilla të planifikuara që do të prodhojnë çimento gjashtë herë më shumë sesa nevojat e vendit, kryesisht për jashtë."

"Menjëherë të vjen të ngresh pyetjen: si ka mundësi që për 200 vende pune (në se janë kaq sepse dyshoj shumë për këtë) do të shkatërrohet për 200 vjet natyra. Po Riviera e Shëngjinit që do të kthehet në një depo çimentoje apo pylli i Krastës, që deri dje ishte i mbrojtur si pyll, të kthehet me dekret qeveritar në mal të thjeshtë shkëmbor që mund të grryhet për tu kthyer në pluhur çimentoje?" pyet blogeri. "Përfytyroni 1200 gjynahqarë që punojnë për 150 - 200 euro në muaj për të helmuar ambjentin rrotull shtëpive të tyre"

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment