Zgjedhjet historike një mësim në demokraci, shkruajnë blogerët

07/11/2008

Fitorja e Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale të SHBA ngjall koment pozitiv në rajon.

Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 07/11/08

photo

Kandidati demokratik presidencial Barak Obama (majtas) dhe e shoqja e tij Mishell (në qendër, majtas) qëndrojnë në podium me shokun e garës Xho Bajden dhe gruan e tij Xhil, gjatë kremtimit të fitores së tyre të martën (4 nëntor) në Çikago, Ilinoi. [Getty Images]

Të gjithë sytë qenë tek Shtetet e Bashkuara këtë javë pasi maratona e zgjedhjeve presidenciale arriti finalen e vet. Midis blogerëve në Evropën Juglindore, gjendja mbizotëruese ishte ajo optimiste, me shumë që përshëndesnin të dy kandidatët për demonstrimin e procesit demokratik.

"Barak Obama u bë president i Shteteve të Bashkuara duke ju spjeguar bashkëkombasve të tij se asgjë nuk është e pamundur," shkruan Catalin Tolontan, kryeredaktor i së përditëshmes rumune Gazeta Sporturilor, në blogun e vet. Ai i jep gjithashtu notën e tij të lartë fjalës së Xhon MekKejn. "Prekës por i fortë. [MekKejn] na dha ne një leksion në politikë, qytetërim dhe patriotizëm."

"Unë vazhdoj të vras mendjen se si ky moment historik mund të ndikojë tek ne," shkruan Dozy. "Është rasti tani për ne t'i përgjigjemi pyetjes: mundemi ne?" shton ai duke aluduar për slloganin e fushatës së Obamës dhe përpjekjet për përparim të Rumanisë.

Manu shikon tek Obama një orator të madh dhe dikë që ka një "optimizëm që është edhe i vërtetë ose i mirëstërvitur". Në një shënim më pragmatik, ai shton: "Ajo që na intreson ne tani është në se Shtetet e Bashkuara do të heqin kërkesat për viza për shtetasit rumunë."

Në Kroaci, Davorko Vidovic sjell ndërmend një imazh të paharruar nga nata e zgjedhjeve. "Ishte shumë prekëse të shihje një të moshuar afrikan-amerikan me lot në sy ndërsa qëndronte në Times Squere me dinjitet të qetë, duke ndjerë thellë atë që për dekada ishte vetëm një ëndërr."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndonse e përshkruan veten si tifoz i Obamës, Vidoviç mendon se MekKejn i dha fund fushatës në mënyrë të admirueshme. "Me një përgjegjësi dhe mençuri shtetari, ai uroi presidentin e 44 amerikan, duke u bërë thirrje të gjithë amerikanëve të qëndrojnë pas tij... Doja të shihja Kroacinë dhe politikanët e saj të bashkuar, pavarësisht interesave të tyre të ngushta personale, të grupit dhe partisë, të aftë të marrin përgjegjësinë e një pune përnjimend për të mirën më të madhe të vendit të tyre dhe shtetasve të tij."

"Barak Obama e bëri fjalimin e tij presidencial me frymëzim e dinjitet, foli me mençuri, me një argument historik që hidhte një vështrim përpara në të ardhmen. Fjalimi i tij padyshim sjell shpresë jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por gjithandej në botë," shkruan Branislav Kovacevic Cole i Serbisë në blogun B92.

Në Shqipëri, Trebeshina i sheh zgjedhjet të dërgojnë një mesazh thelbësor. "Një erë e re po fryn sot në Amerikë dhe ne shpresojmë se Obama do ta mbajë premtimin e tij për botën."

"Kjo është madhështia e Amerikës dhe pse është ajo demokracia më e madhe në mbarë botën," shkruan Gerrard73 në Gazeta Korrieri. "Obama fitoi në disa shtete që qenë qendra të skllavërisë, një paradoks fantastik. Dikush ca vjet më parë pati një ëndërr dhe kjo ëndër po bëhet e vërtetë."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment