Blogerët e Kosovës përshëndesin njohjen nga Mali i Zi e Maqedonia

17/10/2008

Pasi njohjes nga krerët malazezë e maqedonas të pavarësisë së Kosovës në fillim të tetorit, blogerët e Kosovës po vlerësojnë me dashuri vendimin.

Nga Besa Beqiri për Southeast European Times në Prishtinë – 17/10/08

photo

Maqedonia dhe Mali i Zi njohën së fundmi pavarësinë e Kosovës dhe fituan vlerësim të lartë nga blogerët e Kosovës. [Getty Images]

Një ditë pasi Asambleja e Përgjithëshme e OKB miratoi një rezolutë serbe që i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vlerësojë legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, TV Koha Vizion e Prishtinës raportoi njohjen nga Maqedonia e Mali i Zi të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Media e Kosovës me një zë u brohoriti "hvala lijepo" ("faleminderit") të dy vendeve dhe krerëve të tyre, duke pasqyruar ndjenjën e përgjithëshme të shumicës shqiptare të Kosovës.

Në vendim-marrjen e OKB, megjithatë të dy vendet qenë më të përmbajtur të dilnin kundër Beogradit. Shkupi abstenoi nga votimi ndërsa Podgorica votoi në favor të rezolutës serbe. Midis ish republikave të tjera të Jugosllavisë, veç Serbisë, vetëm Bosnje dhe Herzegovina ka ende për të njohur Kosovën.

Xheki, një shqiptar nga Mali i Zi, thotë se do të kremtojë njohjen e Kosovës nga Mali i Zi së bashku me miqtë e tij malazezë.

"Faleminderit Mali i Zi," shkruan Kujtimi nga Kosova. "Ky është lajm i mirë por Mali i Zi kishte interesat e veta [në njohjen e pavarësisë së Kosovës] sepse ka ndërmend të bëhet pjesë e BE," thotë Bekimi nga Prishtina.

Blogeri Visari falenderon shqiptarët në Maqedoni e Malin e Zi për kontributin e tyre në fitoret e fundit diplomatike.

Në Koha Vizion (TV e Kosovës), ministri i jashtëm maqedonas Antonio Miloshoski tha se të dy shtetet, Serbia e Kosova janë të rëndësishme për vendin e tij. Ndërsa Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës, kjo e fundit nga ana e vet njoftoi të hënën njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.

"Bravo, Shkupi," ngazëllehet Naser Prapashtica, ndërsa Velson shkruan: "Maqedonia, gjithsesi e njohu pavarësinë e Kosovës. Jam kaq i lumtur për këtë njohje."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i jashtëm malazes Milan Roçen tha se vendimi i Malit të Zi për të njohur pavarësinë e Kosovës pason qëndrimin e dhe vendimet e BE.

Si rrjedhojë, të dy vendet u ndeshën me reagimin e inatosur të Beogradit dhe kritikën nga anëtarët pro-serbë të publikut.

Në Podgoricë, rreth 10,000 demonstrues pro-serbë demonstruan kundër vendimit të qeverisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Protestuesit thërrisnin "Tradhëti!", "Tradhëti!" dhe "Kosova është Serbi!" Krerët e opozitës i dhanë kryeministrit Milo Gjukanoviç një afat përfundimtar 48 orësh për të anulluar njohjen e Kosovës ose të përballej me një referendum mbi çështjen, raportoi Balkan Insight.

Blogerët shqiptarë të Kosovës, nga ana e tyre brohoritën Gjukanoviçin. "Bravo Milo Gjukanoviç për kurajën tënde dhe vizionin e qartë për popullin dhe vendin që udhëheq," thërriste blogeri nga Kosova Fisi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment