Vrasja e Hodak ndez debat rreth krimit të organizuar

10/10/2008

Vrasja e vajzës së një avokati të shquar në mes të ditës në Zagreb më parë këtë javë ka bërë që blogerët të vënë në pikpyetje sistemin kroat të sigurisë dhe reagimet politike.

Nga Davor Konjikushiç për Southeast European Times -- 10/10/08

photo

Zijtarët lënë qirinj jashtë apartamentit të Ivana Hodak në Zagreb. [Davor Konjikushiç]

Vrasja e 26 vjeçares Ivana Hodak në Zagreb më parë këtë javë ka indinjuar kroatët rreth sigurisë në vendin e tyre dhe krimin e organizuar.

Një i armatosur qëlloi Hodak në hollin e godinës së apartamentit të saj rreth orës 11 am. Kalimtarët thanë se një burrë midis 30 e 35 vjeç, me një xhaketë gri, vrapoi më pas jashtë godinës.

Babai i viktimës, Zvonimir Hodak, është një avokat i shquar. Ai përfaqëson aktualisht ish gjeneralin kroat Vladimir Zagorec, të cilin Austria e ekstradoi javën e shkuar për t'u përballur me akuzat për vjedhjen e 3.5 milion në vlerë diamandesh përdorur si kolateral në marrëveshjet e armëve të kohës së luftës. Nëna e saj, Ljerka Mintas Hodak, është një ish nënkryeministre.

Kreu kroat Ivo Sanader reagoi ndaj vrasjes së Hodak duke shkarkuar ministrin e brendshëm Berislav Ronçeviç, ministren e drejtësisë Ana Lovrin dhe shefin e policisë të Zagrebit Marijan Benko. Qeveria u zotua të rritë luftën kundër krimit të organizuar.

"Pas vrasjes së Ivana Hodak gjatë ditës, mund të themi se sistemi kroat i sigurisë [është rrënuar] krejt," shkruan Croatian Nauseous News. "Vetëm përmend sulmet mafioze ndaj Dushko Miljus, Igor Radjenoviç dhe Gosip Galinac, që që të gjithë shpëtuan për fat. Përmend vrasjen e të riut Luka Ritz që u vra nga huliganët e rrugës për pak para dhe telefonin celular. Si janë përgjigjur autoritetet [ndaj] sulmeve?"

"Nuk është serioze të thuash se Kroacia nuk ka një mafia," shkruan Working Room. "Problemi është se mafia jonë e ka origjinën gjatë luftës në Kroaci dhe kjo është një temë e dhimbshme për ne, kështu që ne kurdoherë i shmangemi të folurit për të. Fakti është që Kroacia nuk do të shkojë përpara për aq sa ne si një shtet e shoqëri nuk jemi të ndershëm me veten dhe në qoftë se nuk ndryshojmë sistemin tonë të vlerave."

"Besimi në sistem nuk do të kthehet në qoftë se ministrat e rinj dhe shefi i ri i policisë do të vazhdojnë të argumentojnë se mafia kroate punon pa një aleancë me qeverinë," shton një bloger në Politika.

"Mafia e jashtëligjëshme nuk qe pas tyre por më shumë mafia e politikanëve të korruptuar, gjykatësve e të tjerë si ta. Kjo është mafia që duhet t'i trëmbemi!!!" ngulmon Istina. "Ky është një vend i mjerë ku ministrat janë zgjedhur bazuar në emrat e tyre dhe origjinën [e familjes]."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading