Droga dhe diplomacia bëjnë një përzjerje të keqe

12/09/2008

Ç'punë më e mirë do të ishte për një shpërndarës droge se sa ajo që ka imunitet diplomatik?

Nga Balkanblogs për Southeast European Times -- 12/09/08

photo

[Getty Images]

Imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë pësoi një tjetër goditje muajin e shkuar kur policia italiane kapi 1 kg kokainë gjetur në një makinë me targa diplomatike. Një shofer i ambasadës shqiptare, 33 vjeçari Arsen Selimllari, kishte parkuar makinën në një vend të paligjshëm në Milano duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve që zbuluan shpejt drogën. Ata arrestuan Selimllarin dhe një shoqëruese femër.

Duke shkruar në bllogun shekulli, Lindita e sheh incidentin si të fundit në zinxhirin e lajmeve të këqia, duke përfshirë skandalet e trafikut të armëve dhe katastrofën në fabrikën e armëve në Gërdec.

Tregtia e drogës është bërë e përzjerë me institucionet shtetërore, komenton Artur. "Ky rast nuk është i vetmi i zbuluar," shkruan ai. "Për shqiptarët është bërë një traditë të kërkojnë punësim në qeveri me qëllim që të trafikojnë drogën pa pengesa."

"Fytyrat e ambasadave dhe të njerëzve tanë që punojnë atje janë përfaqësues të shtetit tonë anembanë botës," qahet Gjergji. "Incidenti i Romës është i dyti në të cilin persona me imunitet janë arrestuar nga autoritetet italiane dhe nuk është vështirë të imagjinohet se ambasada jonë në Itali, fytyra e shtetit tonë në një nga vendet që ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, po kundrohet tani nga drejtësia italiane."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kjo histori negative do të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në botë, imazhin e shtetit shqiptar dhe të të gjithë shqiptarëve të zakonshëm," pranon Klaudio. "Bota do të ndryshojë opinionin e saj për ne vetëm kur ne të ndryshojmë veten tonë."

Por bazuar në sistemin e sotëm politik, perspektivat për një ndryshim të tillë janë të zbehta, argumenton Antero. "Në qoftë se njerëzit janë dakord se partitë politike po financohen nga fonde të paligjëshme, që mund të vijnë nga droga, përfitimet e korrupsionit apo të kontrabandës, si ka mundësi të ndryshosh?" pyet ai. "Ato nuk duhet të quhen parti politike por banda."

"Tani është e qartë se pse njerëzit janë të interesuar të punojnë në një mabasadë," vëren Zamira. "Është e rëndësishme për ta që të kenë imunitet. Ky është një turp i madh për Shqipërinë dhe diplomacinë tonë. Ne jemi kontrolluar në aeroportin e Tiranës më rreptë se në Francë apo Britani dhe nuk na kanë lënë të marrim as një shishe uji me vete. Si e kanë kaluar kokainën në Itali pa u kapur?"

Më së fundi, Emigranti bën një pyetje praktike. "Jam dakord me të tjerët," shkruan ajo. "Veprimtaritë e paligjëshme janë tani baza për demokracinë në Shqipëri. Por po të mos kemi ato, si do të bënim për të rrojtur?"

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment