Medalja e arit i shpëton Serbisë në Lojërat Olimpike të Bejzhingut

25/08/2008

Për pjesën më të madhe, atletët serb nuk ishin në gjendje të kthenin potencialin e tyre në medalje olimpike, dhe blogerat po pyesin pse.

Balkanblogs për Southeast European Times – 25/08/08

photo

Mbajtësi i medaljes së arit dhe notari amerikan Majkëll Fleps (qendër), mbajtësi i medaljes së argjend Milorad Cavic i Serbisë (majtas) dhe mbajtësi i medaljes së bronzit Andrju Lauterstein i Australisë qëndrojnë në podium olimpik për ceremoninë e medaljeve në 100m stil flutur për meshkuj. [Getty Images]

Atletët serb nuk kishin shumë mundësi të qëndronin në podiumin e Lojërave Olimpike Verore 2008, megjithëse Milorad Cavic mund të jetë krenar për finishin shumë të ngushtë mbas Majkëll Fleps. Pse serbët nuk u paraqitën më mirë në Bejzhing? Blogerat në B92 kërkojnë shpjegime.

Për Vracarac92, problemi kryesor është mungesa e krenarisë kombëtare. Pasi flamuri serb u ngrit në fshatin olimpik, rrëfen ai, të zotët e shtëpisë kinezët treguan më shumë respekt se sa atletët serb.

"Një po kruante veten e tij, tjetri po fërkonte hundën e tij, një tjetër po i përshpëriste diçka në vesh bashkëatletit të tij, një i katërt vendoste duart e tij në xhepat e tij ... Asnjë nga konkurrentët tanë në lojërat olimpike po këndonte himnin kombëtar; asnjë nuk mbante dorën e djathtë mbi zemrën e tij," shkruan ai. "Kjo fotografi tregon shumë mbi ne, serbët, lidhur me pikën tonë më të dobët të ndërgjegjies tonë kombëtare.

Për shembull, Vracarac92 shton, ju duhet të shikoni vetëm se si një nga klubet më të mira të futbollit, Partizani, sillet. Në mes të lojërave olimpike, i urdhëroi dy nga lojëtarëve të tij të kthehen në Beograd. Me atë lloj mentaliteti në ajër, shkuan ai, "edhe medaljet që ne morrëm janë një bonus!"

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Drug.clan kundërshton. "A mundet që një atlet që konkurron për vendin dhe popullin e tij në vend të vetes së tij të vrapojë më shpejt?" pyet ai. "Unë duartrokas atletët tanë se nuk kanë treguar entuziazëm para simboleve të ekzistencës kombëtare, duke ngritur duart e tyre drejt zemrës së vendit, kombit dhe kështu me radhë … Mjaft me këtë budallëk që pretendon se i pari është atdheu, pastaj kisha, pastaj familja ime dhe vetëm i fundit vij unë."

Serbia po kalon një krizë identiteti të karakterit, sugjeron Antioksidant. "Në këtë moment, le të themi, qytetarët e Serbisë [kanë një sjellje të çuditshme ndaj] vendit të tyre, duke treguar nga adhurimi i verbër deri tek përbuzja ekstreme…Por koha kalon dhe kjo do të zgjidhet," shpreson ai.

Sipas Lidiaz, mentaliteti që mbizotëron në vend nuk është ai që promovon arritjen. "Serbia përbuz suksesin, përbuz ata që kanë sukses në diçka. A e dini ju ku është Snezana Pajkic sot? Ose Vera Nikolic? … Pse Jasna Fazlic morri shtetësinë amerikane dhe Natasha Janic atë hungareze? Janë vetëm naivët si [Milorad] Cavic të cilët besojnë se kushtet normale ekzistojnë për tu stërvitur dhe jetuar."

"Cavic … u rrit dhe u bë një atlet i nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara," kundështon vnk. "Ai nuk kishte iluzionin se shteti, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, duhet ti sigurojë jetesën atij. Ai po studion, noton dhe po i hap rrugë vetes. Çfarë e pengon atë të kthehet në Serbi nuk është nëse shteti do ti jepte atij një shtëpi ku të fuste kokën, por nëse shteti mund ti sigurojë kushtet e nevojshme për tu stërvitur dhe nëse pishinat do të ngroheshin apo jo."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment