25/07/2008
Psikiatër, poet, i dyshuar për krime lufte dhe më së fundi një guru i "mjekësisë alternative", Radovan Karaxhiç luante me lehtësi me identitetet. Emëruesi i përbashkët, sugjerojnë blogerët, ishte një etje për të qenë në qendër të vëmendjes.
Nga Balkanblogs për Southeast European Times -- 25/07/08
![]() I dyshuari për krime lufte Radovan Karaxhiç jetonte një jetë publike si Dr. Dragan Dabiç, një ish psikiatër dhe për një kohë, poet. [Dosje] |
Me arrestimin e të dyshuarit për krime lufte Radovan Karaxhiç që zotëroi lajmet këtë javë, blogerët serbë janë magjepsur nga aftësia e tij për t'u hequr për tjetër njeri. Njeriu që akuzohet se ka mbikqyrur disa nga mizoritë më të përgjakësjme në historinë e vonët evropiane doli se jetonte haptazi në Beograd fshehur si një ekspert i shëndetit dhe shpirtëror.
Në blogun B92, Milan Cirkovic titullon një postim "Dr. Dabiç, apo si unë pushova së merakosuri e mësova të dua energjinë kuantike".
"Tani kur edhe britanikët të urojnë për ekcentricitetin dhe marifetet, kjo do të thotë me të vërtetë diçka,' shkruan ai. "Ne na ka zili Terri Xhilliam dhe pjesa tjetër e ekipit të Monti Pithon, që diçka aq fantastike nuk do t'u ndodhte atyre."
"Ashtu si Peter Sellers që ishte i aftë të bëhej si Mandrake, presidenti Mufli dhe nazisti i çmendur Dr. Stranxhelov, ashtu dhe 'heroi' ynë ishte njëherëzi i aftë për të qenë poeti Karaxhiç, një kriminel i përgjakshëm lufte dhe një shërues shpirtëror Dabiç dhe kush e di se çfar tjetër do të nxjerrë hetimi. Aspekti i tij 'studimor' është veçanërisht magjepës," shton Cirkoviç.
Adam Weisphaut mbron atë se "batakçij e sharlatanë ka kudo dhe ky nuk është një fenomen. "Ajo ç'është më e pazakontë, shton ai, është se gjatë viteve të luftës, të tilla "pseudo-praktika" qenë inkurajuar si mbështetje për policitë e shtetit.
"Kur e mendon të gjithë, të gjithë këta sharlatanë, besimtarë turbo ortodoksë, aktivistë anti-globalistë dhe punëtorë kombëtarë qenë një dhe i njëjti grup, pra nuk është e çuditëshme që ata qenë mishëruar të gjithë në Dr. Dabiç. Ai është thjeshtë një dhëmbëz logjik në rrotë," shkruan ai.
Bill Piton vështron në rastin nga një tjetër kënd. "Ka diçka tjetër, një nevojë patologjike për të qenë në qendër të vëmendjes," sugjeron ai. "Ai do të kishte vdekur po të mos e kishte bërë veten të rëndësishëm."
Nsarski, më së fundi depërton në thellësitë filosofike. "Mënjanë shakave, ngrihen çështje interesante,' shkkruan ai. "Së pari, në qoftë se një njeri i akuzuar për krime lufte ja del të hiqet si shërues i energjisë kuantike, a mundet një shërues i energjisë kuantike të bëhet një kriminel lufte në rrethanat e duhura të historisë dhe sociologjisë kuantike? Së dyti, është aty një shërues kuantik i fshehur në thellësitë e shpirtit të një kreu trupash paraushtarake dhe anasjelltas? Dhe së treti, unë sapo mbarova së lexuari librin e Davkins Mashtrimi i Zotit dhe i hoqa vizën. Ka ndonjë dritë në fund të tunelit?"
Për Karaxhiçin, megjithatë, tuneli shpie në gjykatën e Hagës ku atij i duhet të flakë emrat e remë dhe të përballet me drejtësinë.