18/07/2008
EXIT 2008 është prishur nga një tragjedi që bëri që blogerët të ngrenë pyetje lidhur me vdekjen e një gruaje të re.
Nga Davor Konjikushiç për Southeast European Times në Beograd – 18/07/08
![]() Festivali EXIT 2008 i Serbisë merr vështrime të përzjera nga blogerët. [Davor Konjikushiç] |
Një ngjarje e madhe muzikore rajonale, festivali EXIT në qytetin verior serb, Novi Sad, dëshmoi një tragjedi në 13 korrik. Erëra të forta bënë që një degë e madhe të binte mbi dy tenda në kampimin e festivalit. Jelena Matiç, 29 vjeç nga Paraçin, Serbi, vdiq dhe dy mysafirë nga Maqedonia pësuan plagë serioze.
Tragjedia pothuajse e hijezoi festivalin EXIT të këtij viti. Blogerët po pyesin se kush ishte përgjegjës për vdekjen e gruas së re, pasi nëna e Matiç tha se asnjë nga organizatorët e EXIT nuk i përcolli ngushëllime asaj apo familjes së saj. Të tjerë blogerë megjithatë shprehin entusiazëm rreth energjisë ose vënë në dukje disa të meta të veprimtarisë.
"Ata i telefonuan nënës së saj të hënën, por media vazhdimisht citon atë të thotë se askush nuk telefonoi... Unë mendoj vërtet se aksidenti nuk mund të shmangej ...Gjatë asaj fundjave, 14 persona të tjerë vdiqën në aksidente në gjithë Serbinë dhe ata nuk patën mbulim nga media," shkruan Rande në uebsajtin Blic.
Duke komentuar mbi tragjedinë e EXIT, një tjetër bloger ka një opinion të ndryshëm. "Puna e organizatorëve të EXIT dhe menazherit të përgjithshëm të festivalit Bojan Boshkoviç është të sigurojnë që asnjë të mos vdesë apo dëmtohet gjatë festivalit. Kjo ishte puna e tij kryesore."
Të tjerë blogerë më së shumti kremtojnë EXIT si mbrëmja zbavitëse më e madhe në Ballkan. Këtë vit, rreth 160,000 vetë vizituan kështjellën në Novi Sad. Si në vitet e kaluara, shumë festivalistë erdhën në Serbi nga MB dhe vendet perëndimore.
"Festivali EXIT erdhi e iku në një gjendje hareje totale: katër ditë vallzime shtatë deri dhjetë orë në natë dhe bashkimit me disa nga artisët dhe DJ-të e mij të dashur, lidhjet me ekipin tim boshnjak dhe marrja e ca kohe nga biçikleta,' thotë peacepedaler.
"Gjithkush në Ibiza që i mungojnë dallditë jashtë duhet me të vërtetë t'i hipë aeroplanit sepse vallëzuesve të EXIT u mungojnë vetëm dy gjëra" një çati dhe një kohë mbylljeje," thotë një EXIT visitor në një fletore personale.
Shumë blogerë kënaqën veten por të tjerë qenë më pak entusiastë. "Një festival si EXIT nuk ka shumë ç'tu ofrojë atyre me shije të sofistikuara muzikore. Dhe kjo bëhet gjithnjë e më e qartë çdo vit," thotë një mojblog blogger .
Shumë kritikë të festivalit shprehën pakënaqësi me çmimet e larta dhe pluhurin. "Njerëz, unë pothuajse vdiqa nga pluhuri gjatë natës së tretë e të katërt të festivalit. Më dukej si një stërvitje me armë kimike e bërë për të parë thjeshtë se sa pluhur mund të durojnë trupat e njerëzve," ankohet bob88.