Ergenekon dhe paradoksi i demokracisë i Turqisë

11/07/2008

Kandidatja e BE, Turqia ka treguar se Islami mund të bashkëjetojë me demokracinë laike, globalizimin dhe modernitetin. Por një tjetër krizë politike hedh një hije shqetësuese.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 11/07/08

photo

Gjenerali në pension Hurshit Tolon u arrestua në Stamboll në 6 korrik gjatë hetimit të Ergenekon. [Dosje]

Javët e fundit kan[ parë që tensionet midis sekularistëve turq dhe udhëheqjes së vendit, e cila ka rrënjët në Islamin politik, janë shkallëzuar në nivele të reja. Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) ndesh mundësinë e mbylljes nga Gjykata Kushtetuese mbështetur në atë se po pengon sistemin sekular të Turqisë.

Ndërkohë, një hetim i mbështetur nga qeveria shpuri në arrestimin javën e shkuar të gjeneralëve në pension dhe figurave të tjera të shquara njohur si kritikë të fortë të qeverisë. Ata pretendohet se qenë përfshirë në një grup terrorist të quajtur Ergenekon të cilin autoritetet e akuzojnë për komplotimin e vrasjeve dhe trazirës sociale me qëllim që të provokojnë një grusht shteti ushtarak.

Të ndaluarit përfshijnë gjeneralët në pension Hurshit Tolon dhe Sener Eujgur i cili kryeson Shoqatën e Mendimit të Ataturkut, si dhe biznesmenin Sinan Ajgun dhe gazetarin Mustafa Balbaj, të cilin policët e liruan pas ca ditësh. Policia po kërkon ende për Turhan Komez, një ish deputet i AKP i cili është kthyer kundër partisë së vet të mëparshme.

Opozita sekulare e ka quajtur hetimin si një "gjyq hakmarrës" ndërsa gazetat pro-AKP flasin për një rrjet sekularistësh të vijës së ashpër të vendosur të përmbysin me çdo kusht qeverinë.

Është demokracia Turke nën kërcënim apo do t'ja dalë vendi të gjejë një rrugëdalje nga kriza? Vendi është thellësisht i polarizuar dhe blogerët turq tregojnë gjithashtu ndarjet e mprehta.

"Ky hetim [i Ergenekon] duhet të vazhdojë me vendosmëri e kurajë," shkruan bektasazizoglu. "Në një vend demokratik me rendin e ligjit jo vetëm grusht-shtetet por gjithashtu çdo orvatje ndaj apo në mbrojtje të një grushti shteti është një krim me dënime të forta. Këto hetime të fundit janë hapa drejt një Turqie plotësisht demokratike."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tumener gjithashtu mbështet hetimin por me një kusht. "Ky hetim duhet të jetë në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut," thotë ai, duke kritikuar ndalimin e të dyshuarve përpara paraqitjes së ndonjë prove të qartë dhe për burgosjen e tyre të zgjatur përpara gjyqit. "Për fat të keq, hetimi i Ergenekon deri tani është bërë si Inkuizicioni në Mesjetë. AKP po e përdor hetimin për të trembur kritikët."

Një tjetër bloger, omerozdamar, është thellësisht pesimist. "Mund të themi se ka një demokraci funksionuese dhe rend të ligjit në këtë vend? Jo, kjo nuk ka qenë në të kaluarën dhe nuk është as sot," shkruan ai. Sipas tij, retorika demokratike e AKP nuk duhet marrë seriozisht, duke ardhur nga një parti, që siç pretendon blogeri, shfrytëzon ndjenjat fetare të masave.

Loja e sotme e tërheqjes së litarit nuk është rreth demokracisë dhe sekularizmit, ngul këmbë alfacilllin. Më së shumit ajo është thjeshtë një luftë për pushtet midis fraksioneve të ndryshme për kontrollin e shtetit. "Nuk meritojmë ne demokraci, liri, mirëqënie e begati? Nuk është e drejta jonë të kemi një jetë të lirë nga frika?" pyet ai.

Një bloger shumë popullor, neseevrim, kritikon atë që ajo e quan si standarde të dyfishta të AKP lidhur me pavarësinë e gjyqësorit. Kur vjen puna te rasti gjyqësor i mbylljes kundër partisë, ajo ankohet për një grusht-shteti gjyqësor", shkruan ajo. Por kur vjen puna te hetimi i Ergenekon, AKP argimenton se gjyqësori po vepron i pavarur. Sipas neseevrim, ajo që Turqia po përjeton sot shkon në një "dyluftim" midis sekularistëve dhe islamikëve politikë ndërsa ligji është bërë thjeshtë një kobure në duart e tyre.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment