Naser Oriç: një hero apo kriminel lufte?

04/07/2008

Ndërsa shumë muslimanë boshnjakë e mbajnë atë si një hero, të tjerë e konsiderojnë lirimin e tij si rezultat i një gjyqi tallës.

Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 04/07/08

photo

Naser Oriç. [Getty Images]

Ish komandanti i luftës i forcave muslimane të Bosnje dhe Herzegovinës në Srebrenicë, Naser Oriç, arriti në aeroportin e Sarajevës pasi një gjykatë e apelit në Hagë përmbysi dënimin e tij të enjten (3 korrik). Dy vjet më parë, gjykata e Hagës e dënoi Oriç për mosndalimin e trupave të tij nga kryerja e krimeve të luftës ndaj civilëve serbë në Srebrenicë, shumë përpara masakrës së Srebrenicës në 1995.

Oriç, 41 vjeç, u lirua nga të gjitha akuzat pasi shërbeu dy vjet në burgun Shavinigan të Hagës. Për shumë boshnjakë, Oriç është një hero që mbrojti Srebrenicën nga forcat serbe në mes të vikteve 1990. Media serbe dhe blogerët kanë reagime të përzjera për lirimin e së enjtes.

"E tmerrshme...Dhe serbët duhet t'i besojnë kësaj gjykate? Njerëz, kjo është shuplaka më e madhe për serbët nga Haga!!! Lojrat pa kufi vazhdojnë!! Unë kam lexuar rreth këtij [lirimi] me aq hidhërim sepse jam lindur e rritur në atë qytet [Srebrenica]... E tmerrshme," shkroi Srebrenicanin në B92.

"Nërsa të ashtuquajturit heroj serbë, Karaxhiç, Mlladiç, për vite tani fshihen në pyje, të tjerë, të tillë si boshnjakët, kur akuzohen, i hipin avionit e fluturojnë në Hagë, duke ditur se ata vetëm kanë mbrojtur njerëzit e tyre dhe nuk kanë kryer vrasje," pohon BiH.

Kravicanin thotë: "Cilin dhe kë mbrojti Nasr Oriç në Kravica, Magasiç, Siljkoviç, Kajiç, Popoviç, Oçenoviç dhe fshatrat e tjera të djegur serbë? Ai u mori jetën shumë serbëve në këto e fshatra të tjera të rrënuara." ,

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Milos shkruan: "Oriç me kurajo u nis për në Hagë dhe tani po kthehet. Kur do të bëjë po kështu 'heroi' ynë Mlladiç? A nuk luftoi dhe i në Srebrenicë si Oriç?"

Narod vazhdon në po të njëjtën tragë, duke shkruar :"Le të shkojë Mlladiç në Hagë si Oriç dhe le të provojë se nuk i komandoi ai forcat serbe dhe njerëzit do ta mbështesin atë."

"Personalisht, unë mendoj se ne duhet të kemi kurajon dhe të pranojmë se Serbia e humbi luftën në vitet 1990 dhe se krimet janë bërë nga të dy palët, kjo është e qartë, por keqbërësit kryesorë nuk duhen kërkuar midis të tillëve si Naser Oriç. Ata si Oriç, mbronin tokën e tyre ndërsa ne, natyrisht jo të gjithë ne, në emër të nacionalizmit serb u turrëm në tokat e të tjerëve dhe kryem krime," shkruan priznati glavnu krivnju za rat.

Unë mendoj se ky [lirimi i Oriç] është thjeshtë një shantazh i paskrupullt për krimenelët serbë të luftës: 'Ja ku jeni tani kur nuk dorëzoni ata që ne kërkojmë." Gjykata ndërkombëtare është bërë një treg dhe çështjet e brendëshme të Serbisë po bëhen gjithnjë e më keq," thotë sramota.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment